Gjakova përfiton dy projekte nga qeveria

Gjakova

Gjakova përfiton dy projekte nga qeveria

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:12
Albena Reshitaj dhe Ardian Gjini

Qeveria e Kosovës, konkretisht ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka përkrahur financiarisht dy projekte në komunën e Gjakovës.

Atë për rregullimin e shtratit të lumit “Krena” dhe përfundimin e punimeve për ujësjellësin e në 28 fshatra të Rekës së Keqe.

Ministrja Reshitaj ka thënë se ndjehet mirë për realizimin e këtyre projekteve në Gjakovë, për faktin se të dy këto kanë qenë projekte të nisura qysh moti dhe të pa përfunduara, sado që të dyja kanë qenë shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Gjakovës.

Reshitaj: Gjakova tashmë po e kthen dinjitetin e saj

“Gjakova tashmë po e kthen dinjitetin e saj, mendoj që për qytetarët është një dhuratë e madhe kjo që ne po e bëjmë bashkërisht me Komunën. Ju e dini që me realizimin e këtij projekti, memorandum të cilin ne e nënshkruam ne do t’i japim një finalizim projektit të madh kapital, më të madhin që ka Gjakova sa i përket mjedisit, ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. Një projekt i cili është në vlerë afro 17 milionë euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe donatorëve, dhe kjo pjesë të cilën ne tashmë e nënshkruam do ta finalizojë atë projekt që do të rregullojë një problematikë shumë të madhe të gjithë qytetarëve”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka shtuar se beson që K.R.U Gjakova do ta zbatojë shumë mirë këtë projekt, duke shtuar se mbrojtja e mjedisit është obligim i të gjithëve.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, kryetari Gjini a thënë se me këto dy projekte po vazhdon realizimi I shumë projekteve jetike për qytetarët e Gjakovës, projekte të cilat janë premtuar dhe do ta bëjnë Gjakovën një komunë shumë më të mirë në të ardhmen.

Gjini: Janë dy projekte tepër të rëndësishme dhe të vlefshme për Komunën e Gjakovës

“Prej sot fillon implementimi i fazës së fundit të këtij projekti, dhe me siguri drejtori i kompanisë do të ju thotë disa fjalë. Tjetri ka të bëjë me lumin Krena, me futjen e kolektrovëve dhe me nisjen e projektit të madh të Krenës,  i cili ka me qenë ndër projektet kryesore  në Komunën e Gjakovës në vitet që vijnë, projekt i cili ka me ndrru komplet karakterin e qytetit dhe pjesës së vjetër, për diçka që qytetarët e Gjakovës na kanë dëgjuar shpesh duke folur”, ka thënë Gjini.

Kryeshefi ekzekutiv KRU “Radoniqi” SH.A. në Gjakovë, Ismet Ahmeti, tha se ky projekt është tejet i rëndësishëm për qytetarët.

Ahmeti: Ky projekt ka qenë që 20 vite duke u sjellë në Komunën e Gjakovës

“Sot ne e nënshkruan një marrëveshje të memorandumit për ujin e pijshëm, për ‘Rekën e Keqe, ky projekt ka qenë që 20 vite duke u sjellë në Komunën e Gjakovës, por prej sotit ne do të vazhdojmë me këtë projekt, do ta finalizojmë në këtë vit, edhe e falënderoj shumë ministren dhe kryetarin Gjini, i cili bashkërisht do ta finalizojmë këtë projekt të ujit të pijshëm, i cili është, ka qenë i domosdoshëm përpara me u kry, por nuk është vonë”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ky projekt do të realizohet për një vit, më së largu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat