MMPH investon 400 mijë euro projekte në Gjakovë - Bota Sot
MMPH investon 400 mijë euro projekte në Gjakovë

Gjakova

E premte, 16 nëntor 2018

MMPH investon 400 mijë euro projekte në Gjakovë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:20
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka nënshkruar dy memorandume sot në Gjakovë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka nënshkruar dy memorandume sot në Gjakovë.

Njëri memorandum është nënshkruar ndërmjet ministres Reshitaj dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini dhe ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Krana me një vlerë prej 200 mijë eurosh.

“Kam kënaqësinë që sot ndodhem në Gjakovë për t’i konkretizuar projektet kapitale për qytetarët e kësaj komune.

Ministria që unë drejtojë do ta mbështesë në vazhdimësi komunën e Gjakovës, kryetarin Gjini në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka deklaruar ministrja Reshitaj, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Lumenjtë e Kosovës, sipas ministres Reshitaj, janë pasuri që ne duhet t’i mirëmbajmë e të kujdesemi për ta.

“MMPH këtë vit do të bëjë aerofotografinë e tyre për të parë saktë dëmtimet dhe devijimet e shtretërve të lumenjve. Projekt ky që do të shoqërohet njëkohësisht me projektet tona për rregullimin e shtretërve të lumenjve në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë ministrja Reshitaj.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar ministren Reshitaj për angazhimin e saj për t’i ndihmuar komunat me projekte të ndryshme në të mirë të mjedisit.

Po sot në ambientet e komunës së Gjakovës është nënshkruar edhe memorandumi tjetër ndërmjet ministres Reshitaj dhe kryeshefit të KUR “Gjakova”, Ismet Ahmeti.

Me këtë memorandum MMPH-ja mbështet projektin për përfundimin e punimeve të ujësjellësit për 28 fshatra të komunës së Gjakovës në vlerë prej 200 mijë eurosh.

“Qasja në ujë të pijshëm është e drejtë primare e qytetarëve, ky është misioni  jonë  që secila familje të gëzojë këtë të drejtë”, u shpreh ministrja.

Ministres Reshitaj i ishte organizuar edhe një pritje edhe në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Gjakova” me ç’rast para ministres është shpalosur edhe një historik i shkurtër i kësaj kompanie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test