Përurohet qendra e re rehabilituese me bazë në bashkësi “Handikos” në Gjakovë - Bota Sot
Përurohet qendra e re rehabilituese me bazë në bashkësi “Handikos” në Gjakovë

Gjakova

E enjte, 18 tetor 2018

Përurohet qendra e re rehabilituese me bazë në bashkësi “Handikos” në Gjakovë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 19:32
Gjakovë

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Gjakovëkëtë u vit u festua në një mënyrë më të veçantë se herave të tjera. Në këtë ditë u bë hapja e ndërtesës së re të qendrës rehabilituese me bazë në bashkësi “Handikos” në Gjakovë, ndërtimi dhe funksionalizimi i së cilës u bë i mundur përmes bashkëpunimit të organizatës Save the Children në Kosovëdhe Komunës e Gjakovës. Kjo qendër, e cila do të menaxhohet nga stafi i Handikos Gjakovë, do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Gjakovës.

Ndërtimi i kësaj qendre padyshim që paraqet shembullin më të mirë të një pune dhe përkushtimi të përbashkët nëpërmjet Save the Children dhe Komunës së Gjakovës si dhe partnerë të tjerë, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Për hapjen e kësaj qendre, Save the Children ka arritur një marrëveshje bashkë-financimi, me 49% të mjeteve dedikuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa 51% nga Save the Children.

Funksionalizimi i kësaj qendre u bë i mundur në kuadër të projektit “përmes programeve tona, Save the Children do të vazhdojë të punojë në ngritjen e kapaciteteve të kujdestarëve, punëtorëve socialë, mësimdhënësve, dhe institucioneve te tjera relevante për të ofruar shërbime adekuate për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Duke marrë parasysh nevojën e madhe për kushte më të mira për të gjithë fëmijët dhe prindërit që ndjekin këto shërbime, kjo qendër e cila tanimë është e pajisur me të gjitha pajisjet e reja të nevojshme dhe staf profesional, premton ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit cilësor, duke garantuar kështu një cilësi të shërbimeve të qëndrueshme për fëmijët e Komunës së Gjakovës dhe ofrimin e mundësive për zhvillim sa më të mirë të fëmijëve dhe të rinjëve që frekuentojnë qendrën.

Në këtë rast kaq të rëndësishëm, Ahmet Kryeziu, Drejtor Vendor i Save the Children në Kosovë falenderoi mbështetjen e Komunës së Gjakovës në këtë projekt duke theksuar se një përkrahje e tillë është shumë e rëndësishme në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për një ndër grupet më të cënueshme në Kosovë, sic janë fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndërkaq, Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës, theksoi se ndërtimi dhe funksionalizimi i këtij objekti është vetëm fillimi i një iniciative afatgjate për përmirësimin e kushteve që u ofrohen fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test