Gjini me dy vetura, nuk deklaron të hyrat vjetore - Bota Sot
Gjini me dy vetura, nuk deklaron të hyrat vjetore

Gjakova

E enjte, 18 tetor 2018

Gjini me dy vetura, nuk deklaron të hyrat vjetore

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:48
Ardian Gjini

Dy vetura në vlerë të përbashkët prej 18 mijë eurosh janë në pronësi të kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

Megjithatë, në deklarimin zyrtar të pasurisë së Gjinit nuk figurojnë të hyrat vjetore të tij dhe as para të gatshme.

Gjini ka deklaruar  pronë të paluajtshme në vlerë totale prej 410 mijë e 500 euro, ndër to një shtëpi është deklaruar si trashëgimi, ndërsa një banesë, një shtëpi në ndërtim dhe në dyqan janë deklaruar në emër të Gjinit.

Kryetari i Gjakovës poashtu ka thënë se posedon dy vetura, njëra Mercedes në vlerë prej 15 mijë euro dhe tjetra Opel Corsa  në vlerë 3 mijë euro.

Gjini u zgjodh kryetar i Gjakovës në fund të vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test