Erenikut s’i hiqen mbeturinat

Gjakova

Erenikut s’i hiqen mbeturinat

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 23:46
Erenikut s’i hiqen mbeturinat

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, para marrjes së mandatit të tij, në dhjetor të vitit të kaluar, kishte thënë se qyteti është në gjendje të mjerueshme sa i përket nivelit të pastërtisë.

Për këtë çështje ai pati premtuar veprim të menjëhershëm për pastrimin e Gjakovës.

“Veprimi i parë ka me qenë fillimi i pastrimit të qytetit. Qyteti është jashtëzakonisht i ndotur me mbeturina. Menjëherë duhet të shihet se cila është çështja me kompanitë e angazhuara për pastrimin e qytetit. Mendoj se shenja e parë që do të jepet është pastërtia. Mendoj se në shumë pak kohë menjëherë pas marrjes së mandatit qytetarët e Gjakovës do të shohin se qyteti do të pastrohet”, kishte thënë Gjini në debatin parazgjedhor.

Por edhe pse kanë kaluar rreth gjashtë muaj që nga marrja e mandatit duket se ende nuk janë ndërmarrë hapa nga Komuna për pastrimin e premtuar nga Gjini.

Kjo vërehet më së miri me gjendjen në lumin Erenik.

Një qytetar ka bërë disa fotografi, në të cilat shihen grumbuj të mëdhenj mbeturinash në të dy anët e urës mbi Erenik.

Në muajin maj, kanali amerikan ‘National Geographic’ shpërndau në faqen e vet në Instagram një fotografi të lumit Erenik të mbushur kudo me plastikë e materiale të tjera.

“Dukej sikur një lum paralel i plastikës po lundronte përreth brigjeve të Erenikut”, thuhej në përshkrimin e fotografisë së ‘National Gegraphic’.

Megjithatë, pas këtij postimi reagim ka pasur vetëm nga organizata ‘Let’s do it Kosova’, e cila pak ditë më vonë kishte planifikuar të fillojë një fushatë të gjerë pastrimi, që do të niste me lumin Erenik.

Në muajin maj, Krypometri e kishte matur deklaratën e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini dhe kishte konstatuar se ai nuk e kishte mbajtur premtimin sa i përket pastrimit të Gjakovës nga mbeturinat.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat