Gjakova komuna e parë me kontrata të hapura - Bota Sot
Gjakova komuna e parë me kontrata të hapura

Gjakova

E enjte, 15 nëntor 2018

Gjakova komuna e parë me kontrata të hapura

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 07:00
Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjakovës bëhet komuna e parë me kontrata të hapura dhe të publikuara në faqen zyrtare të komunës. Këtë vendim e ka marr Zyra e Prokurimit e kësaj komune me aprovimin e Kryetarit të Komunës Ardian Gjini.

Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit të Demokraci Plus (D+), Komunës së Gjakovës dhe Projektit të USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

Për herë të parë kontratat e kësaj komune do të jenë publike si të plota. Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme.

Qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në vegzën https://kk.rks-gov.net/gjakove/prokurimi-2/kontratat-e-nenshkruara/. Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç, jo sikurse aktualisht publikohen nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në platformën e-Prokurim si vlerë e përgjithshme e kontratës.

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka deklaruar se është i kënaqur që komuna që ai drejton është e para që ndërmerr këtë hap, dhe se do të vazhdojë me përkushtim për prokurim të hapur.

Në anën tjetër Valmir Ismaili, Drejtor Ekzekutiv i D+, deklaron se shembulli i komunës së Gjakovës duhet të përcillet edhe nga 37 komunat e tjera dhe nga të gjitha autoritet kontraktuese publike. Kjo pasi që hapja e kontratave e rritë jo vetëm transparencën, por edhe mundësinë e mediave dhe OJQ-ve që të bëjnë hulumtime të informuara dhe të ekspozojnë rastet e dyshimeve për korrupsion. Rrjedhimisht kjo e rrit besimin e qytetarëve në institucione publike.

Demokraci Plus i bënë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik që të bëjnë të detyrueshme për të gjitha institucionet publike, publikimin e kontratave në platformën e e-Prokurimit. Kjo do të ishte një hap në drejtim të zvogëlimit të korrupsionit në prokurim publik dhe do t’i mundësonte komunitetit që të jetë më i angazhuar në monitorimin e projekteve publike, sidomos në nivel lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test