Kjo është gruaja që u vra mbrëmë nga burri në Gjakovë - Bota Sot
Kjo është gruaja që u vra mbrëmë nga burri në Gjakovë

Gjakova

E premte, 16 nëntor 2018

Kjo është gruaja që u vra mbrëmë nga burri në Gjakovë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:43
Valbonë Marku Nrecaj, është gruaja që u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj

40-vjeçarja nga Tropoja, Valbonë Marku Nrecaj, është gruaja që u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj. Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, ndërsa kishin pesë fëmijë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës.

Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Valbona ishte me prejardhje nga rrethi i Tropojës ndërsa kishte ardhur të jetonte në Gjakovë pas luftës. Ndonëse ishte e martuar me Pjetrin dhe kishin gjashtë fëmijë së bashku, dhuna që kishte ushtruar Nrecaj ndaj saj kishte bërë që ajo të shkonte të jetonte te shtëpia e familjes së saj.

Në korridorin e po kësaj shtëpie, kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye ende të panjohura.

Valbonës kishte kohë që i vinin kërcënime nga ish-burri. Madje, për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia dhe kishte hapur rast, por nuk kishin arritur të parandalojnë vrasjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test