1.2 milionë euro rrugë përurohen në Gjakovë

Gjakova

1.2 milionë euro rrugë përurohen në Gjakovë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:15
Gjakovë

Të hënën në Gjakovë janë përuruar tri rrugë.

Rrugët që u përuruan janë: rruga Bardhaniq-Dashinoc, me gjatësi prej afro 7 kilometra dhe me kosto prej mbi 600 mijë euro, rruga Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 2 kilometra dhe me kosto prej mbi 200 mijë euro dhe rruga Pnish-Damjan, që ka gjatësi prej mbi 5 kilometra dhe me kosto prej afro 400 mijë euro.

“Synimi jonë është që të lidhim mes vete fshatrat e qytetet, t’u ndihmojmë njerëzve në lirinë e lëvizjes dhe të ndihmojmë zhvillimin e vendeve rurale”, tha ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Por premtoi se këto nuk do të jenë projektet e fundit për Gjakovën, e cila ishte pak e pranishme në hartën e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, qeverisjen e kaluar.

Ai theksoi se janë në përmbyllje të ciklit të mbështetjes së komunave në mbarë vendin, në vlerë prej 42 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat