Gjakovë: Vajza dyshohet se u dhunua seksualisht nga personi që e "mbronte" nga babai - Bota Sot
Gjakovë: Vajza dyshohet se u dhunua seksualisht nga personi që e "mbronte" nga babai

Gjakova

E enjte, 15 nëntor 2018

Gjakovë: Vajza dyshohet se u dhunua seksualisht nga personi që e "mbronte" nga babai

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një vajzë nga Gjakova dyshohet të ketë rënë pre e një dhunimi seksual pak ditë pasi babai i saj është burgosur për dhunë në familje.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Kallxo.com nënvizohet se vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarit për dhunim pak ditë pasi babai i saj do të lirohej nga burgu. Prokuroria pretendon se asaj i ishte premtuar strehim nga i ati nga personi që më pas rezultoi dhunues.

B.B. dyshohet të jetë personi që kishte kryer dhunimin me datë 14 shtator.

I dyshuari, sipas prokurorisë, e kishte ftuar të dëmtuarën në banesën e tij kinse për shkak të sigurisë, pasi që ajo e kishte babanë në burg për dhunë në familje.

E dëmtuara e kishte paraqitur rastin në polici si dhunim ndaj saj.

Më tutje kërkesa shpjegon se babai i saj atë ditë kishte për t`u liruar nga burgu dhe pasi kishin dalë të gjithë familjarët tjerë, i pandehuri B.P. me forcë kishte kryer veprën e dhunimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Gëzim Pozhegu, ia ka caktuar paraburgimin prej 1 muaji, me arsyetimin se i njëjti mund të largohet ose mund t'i fshehë provat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test