Lirohet nga aktakuza drejtori i QKMF-së në Gjakovë - Bota Sot
Lirohet nga aktakuza drejtori i QKMF-së në Gjakovë

Gjakova

E martë, 20 nëntor 2018

Lirohet nga aktakuza drejtori i QKMF-së në Gjakovë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:20
Gjykata Themelore e Gjakovës

Gjykata e Gjakovës ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë ndaj Kujtim Zararit, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe ka pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën e keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Lajmin për kallxo e ka konfirmuar gjyqtari Shaqir Zika.

Në arsyetimin e aktvendimit të Gjykatës së Gjakovës të datës 2 tetor thuhet se në veprimet e Kujtim Zararit nuk ekziston elementi i veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare që është përfitimi i kundërligjshëm pasuror.

Paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit avokati Teki Bokshi kishte kërkuar nga Gjykata hedhjen e aktakuzës, duke e arsyetuar me faktin se ndaj të mbrojturit të tij nuk ka pasur përfitim apo shkaktim të ndonjë dëmi.

Bokshi kishte thënë se “provat e cekura në aktakuzë kanë të bëjnë me një procedurë juridiko-administrative, sepse detyra e drejtorit e obligon t’i nënshkruajë aktet e QKMF-së”.

Zarari akuzohet se në qershor të vitit të kaluar, në cilësinë e drejtorit të QKMF-së, ka tejkaluar kompetencat e tij kur e ka larguar nga pozita drejtorit të Administratës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Gjakovë, Musa Gjergjajn.

Por, Kujtim Zarari ishte deklaruar i pafajshëm për veprën që i ngarkohet nga Prokuroria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test