Dështon seanca për uzurpim, i akuzuari kishte nënën në spital

Gjakova

Dështon seanca për uzurpim, i akuzuari kishte nënën në spital

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:31
Seanca per uzurpim prone - Gjakove

Seanca gjyqësore për uzurpim të pronës ndaj dy të akuzuarve Xhevat Bytyqi dhe Samedin Bytyqi, është shtyrë, për shkak të mungesës së të akuzuarit Samedin Bytyqi

Të akuzuarit Xhevat Bytyqi dhe Samedin Bytyqi, dyshohen se në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar pronën e të dëmtuarit Pashk Përvorfi.

Gjykatësja Ilirjana Hoti njoftoi se “seanca e planifikuar për sot është shtyer për datën 29 nëntor, për shkak të mungesës së të akuzuarit Samedin Bytyqi”.

Sot në këtë gjykim ishte planifikuar që të mbahej shqyrtimi gjyqësor, ku dy të akuzuarit po dyshohen që në vazhdimësi dhe në mënyrë të paligjshme kanë bërë uzurpimin e pronës.

I dyshuari Samedin Bytyqi, përmes një parashtresë i ishte drejtuar Gjykatës duke kërkuar shtyrjen e kësaj seance, me arsyetimin se nëna e tij ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Prishtinës.

Lidhur me shtyrjen e seancës, u pajtua edhe përfaqësuesi i akuzës prokurori Ismet Tofaj, i cili pretendon se dy të dyshuarit e kanë kryer këtë vepër penale që nga viti 1999.

Sipas aktakuzës, Xhevat dhe Samedin Bytyqi duke mos pasur ndonjë bazë juridike, uzurpojnë pronën në sipërfaqe rreth 38m2, në Gjakovë.

Aktakuza shpjegon se kjo pronë ka qenë e Ljubisha Nikoliq, e cila ndodhet me vendbanim në Beograd-Republika e Serbisë.

E njëjta pronë në shërbimin kadastral është bartur në emër të tani të dëmtuarit Pashk Përvorfi, me kontratë të legalizuar në Gjykatë- thuhet në aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat