Gjakova shënon 28 Nëntorin me akademi solemne

Gjakova

Gjakova shënon 28 Nëntorin me akademi solemne

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:55
Ruzhdi Sefa

Në Gjakovë është mbajtur sot akademi solemne, për nderë të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit. Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Kuvendi Komunal i Gjakovës, me fjalime dhe video, dhe shkrime të vjetra të historisë, treguan për rëndësinë që ka kjo ditë për të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” Ruzhdi Sefa tha se Kosova po qëndron në këmbë pavarësisht halleve që ka.

Sefa: Me gjithë hallet që ka, Kosova është në këmbë

“Në këtë mënyrë, nga të gjithë popujt e Ballkanit, shqiptarët ishin të fundit që krijuan shtetin e vet, dhe atë të përgjysmuar nga popullsia dhe territori. Të gjithë hallet që Kosova, ajo është në këmbë, përjetësisht me ngjyrat e saj kuq e zi, bashkë me pjesët e tjera të atdheut, ecim furtunave drejtë ribashkimit”, tha ai.

Gjithashtu, ai lexoi intervista të cilat i kishte dhënë Ismail Qemali para shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri, në vitin 19912.

Ndërsa Saranda Hyseni, foli në emër të Komunës së Gjakovës, duke theksuar se shpresojnë që nëntori i ardhshëm ta gjej shtetin e Kosovës më mirë.

Hyseni: Nëntori i ardhshëm të na gjejë edhe më mirë

“E dimë shumë mirë që populli shqiptar asgjë nuk ka fituar lehtë, çdo gjë e ka fituar me gjak, mund e sakrificë, gjë të cilën po e dëshmojmë edhe sot, asgjë nuk po fitojmë lehtë. Urime të gjithëve, uroj që të paktën nëntorin tjetër si Kosovë të jemi në një pozicion edhe më të mirë se tash”, tha ajo.

Ditën e sotme ajo e konsideroj si më të rëndësishmen për të gjithë shqiptarët.

Në këtë akademi solemne që u mbajt në Gjakovë, u transmetuan disa video që flasin për 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, dhe u lexuan shkrime të vjetra që tregojnë luftën dhe sakrificën e shqiptarëve për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat