“Banesat e Solidaritetit” në Gjakovë bëhen me shesh dhe park të lojërave - Bota Sot
“Banesat e Solidaritetit” në Gjakovë bëhen me shesh dhe park të lojërave

Gjakova

“Banesat e Solidaritetit” në Gjakovë bëhen me shesh dhe park të lojërave

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:13
“Banesat e Solidaritetit” në Gjakovë

Në komunën e Gjakovës, përkatësisht te Banesat e Solidaritetit sot është bërë inagurimi i Sheshit dhe Parkut të lojërave, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i kwsaj komune Ardian Gjini.

Gjini tha se zona ku u ndërtua sheshi, ka qenë e papërdorshme e njëherësh u zotua që do t’i përfundojnë edhe disa punë të mbetura në këtë zonë, të cilat i quajti cikërrima.

Ai po ashtu tha se në këtë komunë do të punohet me radhë edhe në zonat e tjera të ngjashme.

Gjini: Kjo zonë ka qenë e papërshtatshme

“Këtu ka qenë krejt ndryshe, kanë qenë rezervuarët e ngrohjes që nuk janë përdorur më edhe kanë qenë trotuaret keq, rruga keq, janë kryer të gjitha, kanë mbetur edhe disa cikërrima të rregullohen. Prej fillimit të vitit të ardhshëm do të shkojmë në zona të ndryshme të qytetit dhe t’i përfundojmë të gjitha punët, do të shkojmë duke i hapur, do të thotë disa zona do të jenë model dhe do të shkojnë duke u hapur në mënyrë që të mos kthehemi prapë të punojmë në të njëjtin vend”, tha Gjini.

Sipas Gjinit, ky projekt ka kushtuar në një vlerë prej afro 40 mijë euro, por ai tha se investimi do të vazhdojë.

Gjini: Ky projekt ka kushtuar 30-40 mijë euro

“Këtu është diku rreth 30 mijë euro, nuk ka qenë më tepër 30-40 mijë euro, mirëpo me këto mjete ka ndryshuar plotësisht pamja e këtij vendi, po prapë do të vazhdojmë me elemente të tjera dhe do t’i zgjerojmë këto zona”, ka thënë Gjini.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme në komunën e Gjakovës janë inauguruar edhe tri rrugë në fshatrat Rogovë, Ujz dhe Lipovec.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...