Ngritën 4 aktakuza për dhunë në familje në Gjakovë

Gjakova

Ngritën 4 aktakuza për dhunë në familje në Gjakovë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor, ka pranuar 5 raste të cilësuara si dhunë në familje.

Njoftohet se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar masa e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor 2018, nga e njëjta Prokurori,  janë ngritur 4 aktakuza dhe një propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për rastet e dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat