Çfarë skandali, mishtorja në Gjakovë që e derdhë gjakun në lum! - Bota Sot
Çfarë skandali, mishtorja në Gjakovë që e derdhë gjakun në lum!

Gjakova

Çfarë skandali, mishtorja në Gjakovë që e derdhë gjakun në lum!

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:02
Gjakovë

Një mishtore në Gjakovë, nuk po tregohet aq e kujdesshme. E njëjta mund të pres e përcjellë shumë konsumatorë, por gjakun e gjedheve e derdhë në lumen tek “Ura e Taliqit”.

Pamjet e siguruar nga media dukshëm vërehet se sa shumë litra gjak derdhën aty, duke shkaktuar erë të pakëndshme dhe pamje jo të mirë qytetit.

Është e çuditshme se si kjo pamje në këtë pjesë të qytetit ku ka shumë qarkullim, nuk i ka tërhequr vëmendjen autoriteteve të caktuara.

Sipas informatave nga qytetarët kjo nuk është hera e parë që kjo mishtore derdh gjakun në lum. Ndërsa Komuna e Gjakovës nuk dihet nëse është në dijeni rreth kësaj çështje

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...