Në rrugën “Halit Asllani” në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e ka goditur një çiklist.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur çiklistin.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, raporton kallxo.com.
I njëjti është dërguar ne Spitalin e Gjakovës.
Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:30.