Për dy javë ngritën 72 aktakuza në Gjakovë

Gjakova

Për dy javë ngritën 72 aktakuza në Gjakovë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale, njofton zyra për informim e Prokurorisë Themelore të kësaj komune.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2  aktakuza kundër 2 personave,  gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza kundër 73 të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 propozime për  masë Edukative, gjithashtu 7 masa për Diversitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat