Reportazh nga aktiviteti kulturor i mërgimtarëve në Stuttgart të Gjermanisë

Gjermania

Reportazh nga aktiviteti kulturor i mërgimtarëve në Stuttgart të Gjermanisë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:08
Reportazh nga aktiviteti kulturor i mërgimtarëve në Stuttgart të Gjermanisë

 

Javën e kaluar, në Göppingen të Gjermanisë, afër Stuttgartit, erdhën mërgimtarët, u mblodhën mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë të Gjermanisë. Zatën, mërgimtarët, mezi presin këtë kohë, këtë datë për takim , festim , gëzim e hare. Dhe si mos të gëzohëmi kur Famullitari Dom Albert Krista, që në fillim ua uroj të gjithë të pranishmeve formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Dom Alberti në vazhdim bëri thirrje tek familjët që ta ruajnë dhe kultivojnë gjuhën amtare shqipe. Dhe, jo vetëm gjuhën, por traditat dhe kulturën kombëtare shqiptare. Ky është një obligim moral dhe kombëtar për ne të gjithë. Aty ku ruhët gjuha, aty ku ruhët tradita, aty ruhët kombëtaria , jemi dhe do të jemi kombëtarisht në rrugën e drejt. Sepse, ai i cili nuk e din se kush ka qenë nuk e din se kush është, dhe kush nuk e din se kush është nuk e din se çka don ! Famullia Katolike Shqiptare e Shejta “Nana Tereze” në Stuttgart, është një subjekt shumë i organizuar dhe me vlerë te organët e shtetit gjerman i cili vepron në mënyrën e plotë juridike dhe i vlerësuar te mërgimtarët. Subjekti i organizuar, që arrinë ti bashkoj , ti tuboj në festim, gëzim dhe hare mbi 500 mërgimtarë, siq është Famullia Katolike Shqiptare e Shejta “Nana Tereze” në Stuttgart është për çdo rrespekt. Sepse, ai i cili nuk është i organizuar, është i dështuar që të humb.

Nuk ka të zezë ma të madhe për njeriun që të humb në pikëpamle kombëtare. Dhe kjo Famulli, ky Mision nuk e lejon këtë gjë. Edhe këshilltari i Famulluisë Lon Karrica përshëndeti të gjithë të pranishmit me një dëshirë që krejt çka kemi arritë deri tash dhe çka do të arrijmë në të aredhmën të jetë në shërbim të mirëqennjës familjare dhe kombëtare gjithësesi. Jemi këtu së bashku, jemi këtu të tubuar për gëzim dhe hare, jemi këtu për të festuar Krishtlindjen, bashkarisht të gjithë shqiptarë që kemi një gjak, një gjuhë dhe ulemi rreth sofrës së përbashkët që e quajmë SHQIPTARI. Ky është mesazhi i Famullisë Katolike Shqiptare “Nana Tereze” në Stuttgart. Sepse ne shqiptarët edhe për nga gjenët, edhe për nga teritori dhe për nga kultura jemi europinan të vërtetë. Ky fakt është i dëshmuar shumë e shumë herë. Programi kulturor dhe artistik me rastin e festave tona është temë e veqantë. Për këtë, duhët falemnderuar posaqerisht Motrat Terezina Paluca dhe Valbona Ukaj.

Zatën, motrat po na organizojnë dhe mundësojnë një të mirë shumë të madhe. Dhe , pse jo, kur ato i mësojnë fëmijtë, të lindur në Gjermani ,në gjuhën e tyre amtare, të bukur shqipe .Dhe krejt kjo, ata fëmijë për herë të parë mësojnë, recitojnë dhe vallëzojnë shqip.

Ky është një falemnderim shumë i madh për Motrat Terezina Palica dhe dhe Valbona Ukaj. Fëmijtë recituan shkëlqyeshm si Bernardeta Lleshaj, Lukë Lleshaj, Luisa Llesshaj, Elita Gjini, Melisa Gjokaj. Gjozefina Përvorfi është e veqanta. Kjo Famulli Katolike Shqiptare e Shejta “Nana Tereze” në Stuttgart është shumë e organizuar dhe gjithnjë në shërbim të vendlindjës, të kombit. Mërgimtarë. Subjekti i organizuar shqiptarë që tubon mbi 500 mërgimtarë është për çdo rrespekt. Në kuader të Famullisë sonë veprojnë shumë grupe që janë gjithënjë në nivel të detyrës.

Shkëlqen grupi i velltarëve, grupi i recitatorëve, grupi i dramës. Si mos ti themi disa fjalë faleminderuese për grupin e valltarëve të përgatitur nga koreografi i njohur, mirditori Gjergj Lleshi. Gjergji është tash një veprimtar i rregullt në Famullinë sonë, është artist i merituar nga Ansambli Shtetëror i Shqipërisë dhe pjesmarrës në Festivalin e mirënjohur të Gjirokastrës.

Ne jemi me fat që e kemi Gjergjin veprimtar tonin. Vallët dhe koerografia e përgatitur nga Gjergji dhe të luajtura nga të rinjtë e Famullisë e Shejta “Nana Tereze “ në Stuttgart, janë vlerë. Pse! Sepse , këta të rinjë, mësojnë dhe edukohën në frymën kombëtare shqiptare. Rapsodi Agron Frrokaj, këndoj këngën për Gjergj Kastriotin. Kurse këngëtarja Benita Pula e ngjalli atmosferën deeri në maksimum.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat