Kush është këngëtarja e re shqiptare qe po korrë suksese në Gjermani. Kejsi Rrustja një “Ariana Grande” e ardhshme shqiptare…

Gjermania

Kush është këngëtarja e re shqiptare qe po korrë suksese në Gjermani. Kejsi Rrustja një “Ariana Grande” e ardhshme shqiptare…

Më: 13 janar 2019 Në ora: 08:35
Kejti Rrustja

Quhet Kejsi Rrustja, është një emër i ri në skenën tonë muzikore. Ajo jeton në Gjermani me prindërit e saj. Është sugarice apo si thonë është vajze për mall, meqë ka edhe dy vëllezër më të mëdhenj të cilët e shoqërojnë herë pas herë në koncert si “Bodyguard”.

Mbaheni mend këtë vajzë me emrin Kejsi Rrustja

Kejsi s’ka me shumë se 14 vjeç dhe ka arritur mjaft suksese në lëmin e muzikës si këngëtare që mund të “provokojnë” gazetaret për një interviste.  Krahas muzikës ajo ndjek mësimet në klasën e 8 në Gesamtschule. Shoqet dhe shokët, sikur edhe mësuesit e kësaj shkolle për Kejsin, na thanë fjalë të mira dhe se ajo është nxënëse e shkëlqyeshëm dhe shembull i integrimit në kantonin ku jeton.

Që kur merret më muzikë dhe si i lindi ideja të merret me këtë lloj arti fillimisht bashkëbiseduesja jonë Kejsi Rrustja për  “Presheva Jonë” thotë se “me muzike merrem që në moshën 6 vjeçe. Unë e kam zgjedhur pianon se e kemi tradite në familje. Halla ime Rudina Rrustja Jakova është shefe në seksionin e pianos ne qytetin e Shkodrës . Vëllai po ashtu ka studiuar piano dhe gjithashtu të gjithashtu kushërinjtë e mi…”

Nga kjo kuptuam se Kjesi Rrustja rrjedh nga një familje me traditë muzikore. “Edhe po deshi t’i shmangej muzikës Kejsi nuk guxonte, të cilën do ta akuzonim për “tradhti ” apo “dezertim ” nga tradita jone muzikore..” thotë duke qeshur babai i këngëtares sonë Kastriot Rrustja i cili jeton dhe vepron që prej vitesh në Gjermani. Në fakt edhe vet Kejsi është mirënjohëse e prindërve sidomos babit për mbështetje kurse mamit për “trashëgimi” të zërit, meqë ajo ka qenë këngëtare. Dhe nuk thonë rastësisht, se nga molla pike mollë..

Image

 

Kejti Rrustja një “Ariana Grande” e ardhshme shqiptare…

Kejti Rrustja edhe pse e re vetëm 14-vjecare nuk i mungojnë sukseset e cila është dëshmuar disa herë përmes koncerteve dhe rinjohjeve të shumta.
“Në moshën 6 vjeçe për herë të parë konkurrova tek bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë ku mora çmimin e dyte një surpriza. Kam marrë shumë çmime në shumë aktivitete të ndryshme në këngë dhe në piano, ku ndër ta do veçoja çmimin e parë për piano tek konkursi EPTA një Konkurs europian që u zhvillua në Tiranë. Çmimi parë përsëri në piano në konkursin Pieter Gaci në Shkodre. Kurse në Gjermani dola e 5-ta më të mirë në konkursin international piano Aëard (Geilenkirchen) Kurse në këngë kam marrë shumë çmime të para në Shqipëri dhe jashtë gjithashtu ku po veçoj çmimin e parë në festivalin mbare kombëtare për fëmije ku u shpalla këngëtarja më e mirë dhe zëri më i bukur. Në Gjermani marr pjesë në shumë koncerte ku mund të veçoj pjesëmarrjen time në filarmoninë Essen ku kisha fatin të këndoja si surpriza e mbrëmjes në Ëeinachtkonzert. Kam marrë pjesë vjet dhe simjet në Ëeinachtkonzert në Stadiumin Veltins Arena Schalke 04 si dhe në shumë koncerte të tjera ku disponoj shumë Video e Foto nga koncertet e mia..”

Pos shkollës dhe muzikës se si e kalon kohën e lirë në vazhdim Kejsi shpjegon se “përkundër asaj së kohen e kam të limituar, por megjithatë kam edhe hobe të ndryshme në Sport me pëlqen noti, me pëlqen të lexoj librat Manga, të hy në kompjuter etj..”

Se i mungon atdheu për fund këngëtarja e re që jeton dhe vepron në Gjermani thotë se “Natyrisht se na mungon vendlindja mua edhe prindërve dhe shkojmë shpesh, sidomos verës pasi kemi gjithë të afërmit tanë atje. Në verë kur isha me pushime kam dhënë dhe dy intervista tek TVROZAFA dhe tjetrën TV1 channel. Si thonë një udhe e dy punë, vizitoj të afrimit por edhe hapi dyer të shumta për të avancuar sekset në lëmin e muzikës, në konkte me kolege dhe me media…”

Dhe për fund çfarë të themi për këtë vajze të re shqiptare simpatike në Gjermani e cila me sukses po prezanton kombin tonë me zërin e saj të bukur, të cilën lirisht mund ta quajmë ambasadore e muzikës shqiptare, Kejti Rrustja një “Ariana Grande” e ardhshme shqiptare..  Ndërsa Kejsi Rrustja uron Vitin e Ri gjithë shqiptareve nga Gjermania deri në Shkodër,  Preveze e Preshevë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat