Lëndimi i miqësisë me SHBA-në, dëmton rëndë Kosovën

Gjermania

Lëndimi i miqësisë me SHBA-në, dëmton rëndë Kosovën

Nga: Isuf Qetaj Më: 29 janar 2019 Në ora: 21:27
Greg Delawie

PDK, AAK e Nisma,  të koalicionuara në PAN, po rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet Kosovë - SHBA.

Të bashkuara si LPK-e gjatë viteve  `90-ta, e kundërshtonin Shtetin e organet paralele të Rugovës dhe u shërbenin interesave të Serbisë.

Gjatë Luftës në vitet 98/99 e kundërshtonin me çdo mjet e menyrë, deri në vëllavrasje, organizimin e UÇK-së, me profesionalizëm nga organet e Republikës së Kosovës ( FARK-u ). Kuptohet, edhe ky kundërshtim nga LPK-ja bëhej në interes të Serbisë.

Pas Luftes LPK-ja ndahet në tri Organizata, por lufta kundër njerëzve të Rugovës, të cilët e kishin përkrahjen e popullit, me votën e lirë, vazhdoi nga PDK, AAK e Nisma. Kuptohet edhe vrasjet politike, këto Organizata i bënin në interes të Serbisë.

Tani këto Organizata , për ta permbyllë emisionin antikombëtar, në interes të Serbisë, u ka mbetur edhe një punë. Shkatërrimi i marrëdhënjeve me SHBA-në. Dhe, kështu e fundosin edhe amanetin e fundit të Presidentit Rugova: "Miqesinë e përhershme me SHBA-në".

Me ndihmen e Zotit edhe SHBA-ve, shpresojmë që ky hap i fundit mos të lejohet që të ndodhë, sepse do të ishte edhe fillimi i fundit të projektit të Presidentit Rugova.

Republika e Kosovës, shtet i pavarur, i integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Andaj, apelojmë tek Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht,Kryetarit dhe Kryesia e saj, ta vlerësojë me seriozitetin e duhur, situatën e krijuar dhe ta intensifikojë veprimtarinë ngulmuese, për ta stopuar marshutën antiamerikane dhe pro ruse të partive kriminale PDK, AAK dhe Nisma.

Mendojmë se udhëheqja e LDK-së duhet të jetë e çdoditshme e pranishme në prononcimet e saj, para mediave vendore e ndërkombëtare, duke kërkuar largimin e koalicionit kriminal PAN.

LDK-ja, si bartëse e paqes, e luftës dhe e shtet-ndërtimit të Kosovës, obligohet qe pas zgjedhjeve te kerkuara dhe te domosdoshme ,t`i kryesojë dhe t`i përmbyllë proceset në vijim, per ta perfunduar projektin e Presidentit Rugova.

Shpresojmë në mirëkuptim!

Kryesia e Degës të LDK-së në Gjermani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat