Këto janë dy motrat nga Kosova që humbën jetën në aksident

Gjermania

Këto janë dy motrat nga Kosova që humbën jetën në aksident

Më: 15 mars 2019 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Ditë më pare në një aksident tragjik në Gjermani ndërruan jetë dy motra nga Kosova.

Bëhet fjalë për Hidajete dhe Feride Malokaj-Shabani. Hidajetja dhe Feridja ishin te martuara për dy vëllezër.

Varrimi i të ndjerave është bërë sot në fshatin Brovinë.

Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat nga Kosova.

Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë  shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat