Shoqata Shqiptaro-Gjermane në Münsterland, bashkoi shqiptarët e shpërndarë gjithandej

Gjermania

Shoqata Shqiptaro-Gjermane në Münsterland, bashkoi shqiptarët e shpërndarë gjithandej

Nga: D. B Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:41
Shoqata Shqiptaro-Gjermane në Münsterland bashkon shqiptarët

Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm të kombit shqiptar, kjo për faktin së në Kosovë mbretërojnë shumë arsye, duke filluar nga problemet ekonomike, sociale, e kulturore.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se diaspora shqiptare ka luajtur një rrol të rëndësishëm dhe shpesh herë vendimtare për të ardhmen e kombit.

“Prandaj edhe në këtë kohë, duke pasur njerëz të vullnetit të mirë, burra e gra me vizion, të brengosur për gjendjen faktike dhe momentale të shqiptarëve në diasporë shprehen narrativin si dhe nevojën emergjence të marrjes së një vendimi për themelim e Bashkësisë shqiptare në Gjermani, që ishte një sinjal i fortë se si duhet vepruar. Shqiptarët e shkapërderdhur, të lënë pas dore nga Qeveritë e shteteve me origjinë, nuk kanë pasur tjetër alternative, ose të rrezikojnë të zhbëhen, të humbin dalëngadalë identitetin dhe kulturën e tyre, ose të angazhohen me krejt fuqitë, në suaza të një shteti mik si Gjermania. Si një shtet i fortë  siç është Gjermania të organizohen dhe tu dalin në ndihmë bashkatdhetarëve, në zgjidhjen e problemeve që përditshmëria ua ka imponuar. Pasi kjo Bashkësi vetes i caktoi qëllimet dhe detyrat e saja, interesimi që shqiptarët që jetojnë në Gjermani të ardhur nga të gjitha trojet, t‘i bashkon në një ombrellë organizimi, -krijimi i një platforme të përbashkët, që sa më lehtë shoqatat të vënë kontakte me autoritet Gjermane, po ashtu edhe me Qeveritë e shteteve të origjinës”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, përfituese nga kjo situatë e re ishte edhe Shoqata Shqiptaro-Gjermane Münsterland, ku me disa veprimtar, dashamirë të kulturës, artit dhe gjuhës sonë amtare, e panë të arsyeshme dhe si detyrë imediate, bashkuan shqiptarët e shpërndarë gjithandej.

“Ideja dhe qëllimi i këtyre njerëzve të mirë ishte që të organizojnë institucionalisht nën qiellin e  hapur të Gjermanisë, madje imperativ kohor e kanë pasur edhe bashkimin për të mirën e fëmijëve të tyre, që t’ua mësojnë gjuhën e të parëve që sa më lehtë të komunikojnë me gjyshërit e tyre. Vargjet e të madhit Gjergj Fishta i kanë inspiruar dhe trokitur në vetëdijen e mjegulluar; "Mallkuar qoftë ai bir shqiptari, që këtë gjuhë të perëndisë, trashëgim që e ka prej të parëve, trashëgim s’ia len dhe fëmisë". Duke ju rrekur punës me një qëllim fisnik, me përkushtim të grumbullojmë anëtar e simpatizantë, që do ti përkrahin në realizimin e projekteve të planifikuara të i kurorëzojnë në një shoqatë kulturo-arsimore, artistike e cila për qëllim parësor të ketë; ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe orientimin e të rinjve në rrugë të drejtë”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se kultivimi e gjithanshëm i personalitetit të tyre vije në frymën progresive, në kuadër të legjislativit dhe rregullave të shtetit ku veprojnë -përkrahje dhe dhënie ndihmë edhe atyre, që janë etabluar në sistemin gjerman.

“Sot gjërat kanë ndryshuar, diaspora ka marrë krah me aktivitete duke përfshirë këtu edhe atë kulturorën. Pra për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së krye Heroit Skënderbeut, në Münster të Gjermanisë me datën 23.03.2019 do të organizohet shfaqja e dramës “Besa e Madhe”. Ky aktivitet nuk do të ishte realizuar pa përkushtim dhe investim dije, kohe, financave dhe vullnetit për punë që të promovohen vlerat tona shumë të çmuar kombëtare. Pra, janë angazhuar një ekip e tërë që ja vlen për të shkruar për secilin veç e veç, por unë në ketë rast po e potencojë disa emra qe me aktivitetin e tyre të dobishme kanë kontribuar për të mbajtur gjallë jetë kulturorë dhe lidhjen me trungun në çdo formë, e këta janë: Jusuf Jusufi, Shkëlzen Gjevukaj, Shera & Fikret Ademi, Hajdin Malaj, Muharrem Nika, Remzije Kurti, RRustem Kashtanjevae shumë e shumë të tjerë bashkatdhetarë të cilët me përkushtim dhe vullnet për mesë shoqatës e japin kontributin e vetë dhe ju qëndrojnë pran elementeve të veta kombëtare”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, e veçanta e kësaj shoqate është se aty gjende edhe një zonjë që udhëheq pikërisht aktivitetin kulturor , e kjo është Ardiana Veseli nga Prizreni qe është shndërruar në heroinë e vërtetë në Gjermani.

“Ajo kishte qëlluar në kohën kur kishte ndodhur sulmi i tmerrshëm që la 3 të vdekur dhe mbi 30 të plagos dhe e cila me guximin dhe profesionalizmin e vet kontribuojë në dhënien e ndihmës për te plagosurit që u goditën pafajësisht nga sulmi psikopat. Tani me pak fjalë për veprat e të gjitha natyrave që lidhen me “Besën” e cila është synonim i nderit dhe si e tillë është mirë të promovohet e shpërfaqet edhe përtej kufijve kombëtar, si një vlerë unike dhe e pazëvendësueshme ne nderin Shqiptarë. Besa është një rregull kulturor Shqiptarë, zakonisht përkthehet si "besim", që do të thotë "për të mbajtur premtimin". Besa është një pjesë e rëndësishme e personale dhe familjare dhe është përdorur shpesh si një shembull të "shqiptarizmës". Dikush që thyen besën madje mund të dëbohen nga komuniteti i tij. Besa është edhe nderi shqiptarit, nuk mund të shitet ose të blihet) . Besa është një temë kryesore në romane ne drama dhe mundë të themi është kusht i mbijetesës Shqiptare ndër shekuj, prandaj edhe duhet të jemi krenarë qe si një komb i vogël dhe i nëpërkëmbur në kohë të ndryshme , prapë kemi se çka ti dhurojmë Evropës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat