Publikohen fotografitë e aksidentit të shqiptarit që vdiq në Gjermani: La gruan dhe dy fëmijë

Gjermania

Publikohen fotografitë e aksidentit të shqiptarit që vdiq në Gjermani: La gruan dhe dy fëmijë

Nga: N.Sh Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:58
Shkodran Nezaj

Sot në gjermani ka ndodhur një aksident trafiku ku la të vdekur shqiptarin Shkodran Nezën nga fshati Skivjan i Gjakovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

36 vjeçari Shkodran Nezaj, ishte i martuar ku la pas vete gruan dhe dy fëmijë.

Ai kishte dy vite që ishte në Gjermani, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familjari Halit Nezaj.

“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se sot në mëngjes djali i axhës tim Shkodran Nezaj në moshë 36 vjeçar humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani. Qoft i leht dheu i Kosovës vllau im. Të pikëluar Familja Nezaj. Gjermani-Skivjan.

Varrimi do të bëhet me 30.03 ne varrezat e fshatit Skivjan, për orën ju njoftojmë!”, shkruan Nezaj.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në zonën e Bavarisë në Gjermani.

Image

Image

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat