Seminari dyditor në Ottobrun të Bavarisë zhvilloi punimet e veta

Gjermania

Seminari dyditor në Ottobrun të Bavarisë zhvilloi punimet e veta

Nga: M.K Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:04
Pamje nga seminari

Në Ottobrun, më 30 mars filloi Seminari dyditor didaktik, me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Bavari, i organizuar nga Ministria e arsimit, e shkencës dhe e teknologjisë e Kosovës, Ministria e Diasporës dhe investimeve strategjike e Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Landit të Bavarisë, me temën, Qendra: projekte ndërkombëtare të edukimit (IPE) e shkollës së lartë pedagogjike të Cyrihut (bartëse/zhvilluese e projektit të trajnimit të mësuesve shqiptarë, për punën me setin e doracakëve didaktikë të mësimit të gjuhës së prejardhjes).

Pjesa e parë e seminarit, u hap me program kulturor-artistike, nga nxënësit e shkollës shqipe të Rosenheimit, Deggendorfit dhe Holzckirhenit, me moderim të Tefik Jahës dhe Blerina Shabanit.

Të Pranishmit me një fjalë Përshëndetëse, i përshëndeti kryetari i KMPGJSH-së z. Mustafë Krasniqi, nxënësit, mësimdhënësit, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës zAfrim Nura, Konsullit Zenel Gashi dhe Labinot Gucati, profesor Nuhi Gashin, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, e shkencës dhe e teknologjisë së Kosovës, si dhe Barbana Sekiraqa përfaqësuese nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, Profesor z. Nexhat Maloku dhe kryesinë e KMPGJSH-së. Ndër të tjera u tha: Me vështirësi dhe sfida të mëdha kemi arritur ta vejmë si prioritet të domosdoshëm e kombëtar, Mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në landin e Bavarisë.

Image

Mëtej, shtoi Krasniqi, me fjalët, nderuar të pranishëm, mirë se keni ardhur në seminarin dyditor, i treti më radhë, që do t’i zhvillojë punimet e veta në Munih! Gjatë këtyre dy ditëve, do të kemi mundësi të përfitojmë përvojë më të mirë, në prani të dy profesorëve kompetentë dhe profesionalë, ku gjatë ligjërimit dhe punës grupore dhe vlerësimit të ndërsjellët, të punës didaktike do të arrijmë të nxjerrim një metodë më lehtësuese për mësimdhënie dhe mësimnxënie, njëkohësisht do të përfitojmë nga ligjërimi i dy profesorëve.

Mandej, Krasniqi, elaburoi gjendjen reale të shkollave dhe me vështirësitë që po i hasin, ku theksoi se është i dhimbshëm mosvijimi i nxënësve në shkollën shqipe, nga se, këtu është një numër i madh i familjeve shqiptare, që janë në këtë land, diku 70 mijë shqiptarë e, mësimin vijojnë, ta vijojnë diku rreth 300 nxënës. Krasniqi, falënderoi dhe përkushtimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës , Afrim Nura, po edhe nuk la pa e përmendur migrimin që po ndodhë në heshtje me të rinjtë e atdheut.

Image

Më pastaj fjalën e mori Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura ku ndër të tjera theksoj: Duke i parë vështirësitë dhe nevojat e mëdha për shkollën shqipe, unë me stafin tim do të jemi jo vetëm përkrahës, që dhe është obligim i yni institucional, po do të përpiqem që të krijoj kushte dhe rrethana lehtësuese për hapjen e shkollave shqipe, ku për këtë dhe janë në kontakte me organet gjegjëse, gjë që dhe së shpejti shpresoj se do të gjejmë një mirëkuptim institucional. Nura kërkoj një bashkëpunim sa më të thellë dhe i ftoj mësimdhënësit që të kenë një takim në konsullatë, për t’i shprehur dhe tejkaluar vështirësitë së bashku.

Profesor Nuhi Gashi, pas përshëndetjes, paraqiti, në pika të shkurta planin e punës gjatë dy ditëve sa do të mbahet seminari, por njëkohësisht mbështeti punën vullnetare të Këshillit Organizativ dhe mësimdhënësve, ku ndër të tjera tha: Ju jeni patriot të atdheut.

Image

Pas fjalës përshëndetëse, filloi programi kulturo-artistik me nxënësit e tri shkollave: Rosenheim, Deggendorf, Holzckirhen, që programi u hap me këngën „Mezi presim shkollën shqipe“. Pastaj, na vijnë nxënësit e shkollës shqipe nga Rosenheim dhe Kolbermor, për të vazhduar me vallen „Me fyell e çifteli“ të vallëzuar nga nxënësit e shkollës shqipe nga Rosenheim, kurse nxënësja Albiona Millaku recitoi poezinë „Gjuha jonë“, Diar Sallauka me poezinë „Gjuha shqipe“, Art Gjocaj poezinë „Këtu bie madhërisht“, Edona Prapashtica me poezinë „17 Shkurti“ dhe Diada Rexhepi me poezinë „Sa të dua shtëpia ime“

Për të vazhduar me grupin e valleve, të vallëzuar nga nxënësit e shoqatës „Shqiponja“ me koreografin Orhan Salihi. Ndërsa Lorina Imeri, Arian Xhaferi dhe Aulona Deskaj, recituan poezinë „Kushtuar Pavarësinë së Kosovës“, e Denisa Kaleviqi recitoi poezinë „Mesazh vëllezërve shqiptarë“ si dhe Rrustem Sallauka poezinë „Jam shqiptar“. Kurse me çifteli, Elora Ademaj, nga shkolla shqipe ne Holzkirchen, ekzekuton vallen „Mora fjalë“, ndërsa me recitalin „Malli i atdheut“ të recituar nga nxënësja e shkollës së Deggendorfit, Eriona Lahaj dhe me këngën “Mora Fjalën” Ermira Rexhepi.

Image

Seminarin e Hapi Kryetari Mustafë Krasniqi, Konsulli i Përgjithshëm, Afrim Nura dhe profesori Nuhi Gashi, për t’i vazhduar punimet e veta me temat:

Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë (dokumenti aktual i njësuar, Tiranë-Prishtinë 2018) në raport me doracakët e Qendrës IPE, nga prof. Nuhi Gashi.

Planifikimi i mësimit me grupmosha të ndryshme dhe parimi i diferencimit- Nexhat Maloku dhe Nuhi Gashi.

Përkrahja e të folurit në gjuhën e parë -Nexhat Maloku.

Me temën “Zhvillimi i kompetencës ndërkulturore”, të ligjëruar nga prof. Nuhi Gashi, si dhe me punime në grupe, përfundoi dita e parë e seminarit, gjë që edhe u vlerësua nga mësimdhënësi si i suksesshëm ( F.K).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat