Flet nëna e Shkëlqim Kastratit, i kërkuar nga Policia gjermane

Gjermania

Flet nëna e Shkëlqim Kastratit, i kërkuar nga Policia gjermane

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:59
Shkëlqim Kastrati

Dy vite më parë në një diskotekë në Gjermani ishte plagosur një person, e si i dyshuar kryesor i policisë gjermane është 23 vjeçari nga Kosova, Shkëlqim Kastrati.

Fotografia e 23 vjeçarit po qëndron edhe në një prej aeroporteve gjermane, bashkë me kërkesën e policisë për t’i lajmëruar nëse dinë diçka për të.

Ky lajm ka qarkulluar sot në mediat shqiptare, por familjarët e Shkëlqimit për gazetën “Bota sot” kanë thënë se, ky rast nuk është i vërtetë.

Nëna e Shkëlqimit, ka treguar se brenda dy ditëve do të vjen në Kosovë dhe do ta dokumentojë me fakte.

Ajo duke e demantuar rastin, ka sugjeruar se, Kosova nuk ka pse të merret me këtë rast.

Ndryshe, sipas të dhënave të policisë, Kastrati është i gjatë 1 metër e 75 centimetra ndërkaq ka flokë të errët, sy të kaltër dhe një tatuazh, në anën e majtë të qafës.

Organet e rendit madje kanë premtuar edhe 2500 euro shpërblim për këto që ndihmon në kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat