Thaçi lajmërohet nga Berlini: Duhet të bëjmë më shumë për diasporën - Bota Sot
Thaçi lajmërohet nga Berlini: Duhet të bëjmë më shumë për diasporën

Gjermania

Thaçi lajmërohet nga Berlini: Duhet të bëjmë më shumë për diasporën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:10
Hashim Thaçi ka takuar sot disa kosovarë të cilët jetojnë në Gjermani.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot disa kosovarë të cilët jetojnë në Gjermani.

Në takim me diasporën, Thaçi ka thënë se tash e katër dekada, diaspora parreshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Tutje ai tha se në Gjermani ka shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

I pranishëm në këtë takim bashkë me Thaçin ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Statusi i plotë:

Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...