Informim i (pa)qëllimshëm i RTK-së për aktivitetet në diasporë - Bota Sot
Informim i (pa)qëllimshëm i RTK-së për aktivitetet në diasporë

Gjermania

Informim i (pa)qëllimshëm i RTK-së për aktivitetet në diasporë

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:31
Idriz Zeqiraj

Akademia Përkujtimore për heroin Sali Çekaj, e organizuar nga Dega e LDK-së në Gjermani, me angazhimin logjistik të Nëndegës të saj, në Baden Würtemberg dhe shoqatat e ndryshme të Landit Baden Württemberg, u mbajt më 12 maj. Në të njejtën ditë është mbajtur edhe takimi me mërgimtarët shqiptarë i Nënkryetarit të Parlamentit europian Rainer Wieland, në shoqërim të ambasadorit Çufaj dhe konsullit Lladrovci, që të dyjat në Shtutgart. Poashtu edhe kryetari i Drenasit me konsullin Lladrovci kanë vizituar këto ditë qytetin Gerlingen, afër Shtutgartit.

Kurse në Ditarin Qendror të RTK-së këtë ditë është paraqitur vetëm aktiviteti i Nënkryetarit të PE.Të nesërmen më 13.05.19 është dhënë aktiviteti i kryetarit të Drenasit. Tek më 14.05.19 është dhënë inserti nga Akademia.
     
Shtrohet pyetja se në bazë të cilit kriter, me kaq vonesë prezantohet Akademia për hartuesin e Statutit të Komunës së Deçanit, sipas Kushtetutës së Kaçanikut, Nënkryetarit të LDK-së për Gjermani, themeluesit të UÇK-së, strategut të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar e Komandantit të shquar të UÇK-së heroit Sali Çekaj. Duhet cekur se për dy aktivitetet e para informoi Besart Galica, kurse për Akademinë Adriana Morina, që do të thotë se faktori kohë përjashtohet.

Në raportimin nga Akademia, gazetarja përmend të pranishmit si "shqiptarë të organizuar në shoqata nga rrethi i Shtutgartit, Mannheim, Zvicër dhe Bajern", duke anashkaluar Degën e LDK-së për Gjermani dhe Nëndegën e LDK-së për Baden Württemberg! 
Gazetarja e politizuar, me sakt, e porositur, jo vetëm në Ditarin Qendror të vonuar dhe as në emisionin special, nuk e pa të arsyeshme të paraqes pjesë të fjalës të Nënkryetarit të Degës së LDK-së, aktualisht, edhe ushtrues i detyrës së kryetarit të LDK-së për Gjermani, Blerim Hajdaraj, djali i Komandantit, heroit dhe deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. 

Mediumi, gjoja publik, RTK, tashmë, është dëshmuar për cenzurën selektive, kur është fjala për organizimet e LDK-së. Aq më alergjik është ky medium, kur bëhet fjalë për të vrarët politikë dhe pasardhësit e tyre. Një nismë e keqe e drejtorit të ri, Ngadhnjim Kastrati!

KRYESIA E DEGËS TË LDK-SË NË GJERMANI

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...