Detaje të reja për krimin në Gjermani, si e vrau 55-vjeçari nga Lipjani gruan në veturë

Gjermania

Detaje të reja për krimin në Gjermani, si e vrau 55-vjeçari nga Lipjani gruan në veturë

Nga: A.ZH Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:39
Pamje nga vendi ku u krye krimi

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat gjermane për vrasjen e një gruaje shqiptare nga burri i saj në qytetin Fulda të Gjermanisë.

Burri 55-vjeçar nga Lipjani i Kosovës ka vrarë gruan e tij 52 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me thikë, të premten pasdite në një parking në Künzell, përcjell Bota sot.

Prokuroria e Fuldas dhe policia në Osthessen, raportohet të jenë duke hetuar rastin dhe shkaqet që dërguan në aktin tragjik, ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.

Image

Patrullat e policisë, të alarmuara nga dëshmitarët, e gjetën shqiptarin në makinë, të ulur pranë gruas së tij të plagosur rëndë.

Ata e arrestuan atë pa rezistencë.

Image

Pas përfundimit të veprimit të parë policor, ai duhet t'i paraqitet gjykatësit me kërkesë të prokurorit.

Sipas fuldaerzeitung.de, gruaja u transportua me ndihmë të shpejtë në një spital, por pas një operacioni emergjent, ajo vdiq.

Është bërë e ditur se informata të mëtejshme për rastin në fjalë, do të njoftohen nga prokurori i Fuldas të hënën.

Sipas këtij mediumi, çifti shqiptar ishin martuar qe tre vjet.

Image

Ndërkohë në Kosovë, mediat kanë publikuar edhe inicialet e dorasit dhe viktimës. Bëhet fjalë për B.H 55-vjeçar dhe gruan e tij S.H, 52-vjeçe, nga Lipjani i Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat