Me gishtat e mëndafshtë dhe zërin magjik, ia thotë këngës... - Bota Sot
Me gishtat e mëndafshtë dhe zërin magjik, ia thotë këngës...

Gjermania

Me gishtat e mëndafshtë dhe zërin magjik, ia thotë këngës...

Nga: Hasan Qyqalla Më: 29 qershor 2019 Në ora: 06:24
Driton (Sejdi) Gashi

Ai erdhi emigrant këtu në Gjermani. Ishte birë i një mësuesi plot elan, i mishëruar me profesionin! Emigroi prej vendlindjes, ku veç ajri kishte mbetur i pangulfatur. U vendos papritur në shoqërinë e fjalës së lirë, në Gjermani. Por nuk i besonte realitetit, mbase ndihej si i huaj, si i humbur në planetin e Tokës. Vijoi, mësimet në gjuhën gjermane, pa harruar asnjëherë gjuhën e Nënës. U rritë me dy kultura, me dy gjuhë,... e të tretën e përzgjodhi vetë. Është tip i urtë, i pa imponuar dhe nuk zbret nga hija e vet. E quajnë Driton (Sejdi) Gashi.

Kush është Dritoni fatos dhe Dritoni i sotëm kolos!?

Dritoni fatos, ka shumë për të thënë, kronologji që e mbanë si nëna lehonën, në sirtarin e koduar të jetës së vet. Por, do ndalem: si e njoha Dritonin, artistin me gishta të mëndafshtë?!

Image

Ishin vitet e para të çlirimit të Kosovës nga thundra serbe. Më merr në telefon babai i tij, mësuesi Sejdi, (mbase nuk e kishte harruar drekën në banesën time, bashkë me me mësuesin Sami Thaqi)! Gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë kur në memorie regjistrohen vetëm mirësitë, mirësjalljet edhe vlerat e miqëve. Kujtuam fillimisht ato  episodet e njohjes sonë, gjatë viteve të '90-ta. Shpalosëm ato vitet  zezonë për popullin tonë. Pas evokimeve, kërkoi të shpalosim përmes shiritit të celuloidit, gjithë veprimtarinë e organizuar me palën gjermane nga Dritoni (çuni i tij, e mua më ngashërente rastësia se edhe çunin tim të parë e pagëzova Driton). Pra, sikur u shtua simpatia, pa e njohur gjithë begraundin e tij. Tani, prisja Dritonin në Koblenz. Isha me ethe emocionale, mbase nuk e njihje materialin e regjistruar. Por se kisha nje simpati dhe besim, nuk e mohoj dot. Për fat edhe ashtu doli. Dritoni ishte sajuar me kulturë polidimenzionale. Kishte mbaruar studimet e larta dhe ushtron një pozitë të lakmueshme në profesion tani. Por, thjeshtësia e paraqitja modeste e tij, sikur nuk vlerësohej sa meritonte, apo nuk i binte në sy edhe aq. Por, që në paraqitjen e tij të parë në Koblenz, unë sikur iu qepa (ndoshta edhe së tepërmi), por e adhuroja ngjyrën e zërit të tij, gishtat e mëndafshtë si luante e krijonte melodinë në kitarë. Sikur ma kujtonte idolin tim, Jusuf Gërvallën, me këngën "Do të kthehem, Nënë", apo mallin e dashurisë për çamen, "Tumankuqen..."! Nuk dua të lë nën hije këngën e Dritonit, me tekst të Faruk Tashollit "Prishtinës"! Deri sa autori i tekstit kaloi moshën e re mes blinave të qytetit, Dirtoni e kujtonte fëmijërinë e një pjesë të rritës së tij. Ky është lapidari me frymë në mes të botës së emigracionit, është Pedagogu Social i diplomuar në Gjermani, Driton Gashi.

Dritoni, tani ka identitetin dhe posedon emblemën tonë kombëtare. Nxjerrë këtë konkluzion, pasi ai këndon rrjedhshëm e bukur, si shqip po ashtu edhe gjermanisht. Pra, pa hezitim themi se është krenaria jonë në Gjermani. Nëse Aleksandër Moisiu dridhi dërrasat e teatrove ndërkombëtare në teatër, kujtoj se Dritoni bëri "tërmete" në tokën e huaj me zërin e tij që ngashëren dëgjuesin. Artistin e pedagogun e talentuar, s'do mend se  e duanë të gjithë, por duke njohur edhe ijet që shkrinë me artin Dritoni, them se është EMBLEMË që duhet ndjekur. Kjo, i bënë nderë kombit, shtetit e vizionit kombëtar deri në realizim, me kryepërsonazhin tonë të rubrikës "skicë për portret", të mirënjohurin e mishëruar me telat e kitarës, z. Driton Gashi! Mos të harrojmë të përmendim se kohë më parë finalizoi albumin e parë në CD-në, që u prit mjaft mirë nga kritika e artit muzikor sikur edhe nga dëgjuesit. Pastaj si pasionant i artit muzikor, ka botuar edhe një libër me thesaret tona kombëtare. Dritoni është edhe përkthyes i spikatur. Ai është krahu ynë i djathtë, përkatësisht kontribues i pakursyer në Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, që u nderua e dekorua disa herë, sikur edhe nga shumë asociacione e institucione vendore e më gjërë.

Dritoni është rreze drite e artit e kulturës, është shembull që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja këtu në emigracion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...