Ekspozitë Homazhi - Bota Sot
Ekspozitë Homazhi

Gjermania

Ekspozitë Homazhi

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:46
Foto

Në Oberhausen të Gjermanisë përmes një ekspozite fotografish iu bë homazh 100 mijë viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, dhe 2 milion çamëve të shkulur e të dëbuar nga trolli i tyre etnik. Ky manifestim homazhi u hap me Himnin e Çamërisë. Në këtë manifestim foli Presidenti i Republikës së Çamërisë, z Festim Lato, i cili gjykoi ashpër Greqinë, duke kërkuar shkëputjen e Çamërisë nga Greqia.

Kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë u shprehë presidenti Festim Lato nuk janë në Kakavijë, por në Prevezë. Edhe Kryeminstri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu u shprehë se ne nuk duam asgjë Greke, pos Çamërinë Shqipëri. Në këtë manifestim qenë të pranishëm bashkëpatriotë për Pavarësinë e Çamërisë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ekspozita kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë me 10 pamje trishtuese do ekspozohet në gjithë Europën, dhe në disa Parlamente të shteteve të fuqishme të Evropës. Lavdi të rënëve të Çamërisë! Shqipëria u tha në këtë manifestim është tepër e vogël për të falë një tokë prej 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe sa Çamëria. Në çdo pikë të gjakut shqiptar çamë dhe arvanitë, u tha në këtë manifestim homazhi ka një diell të vogël që nuk shuhet kurrë. Liri Çamërisë! Lavdi përudhës për Çamëri!

Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...