Një Apel për bamirësi nga Shtutgarti i Gjermanisë - Bota Sot
Një Apel për bamirësi nga Shtutgarti i Gjermanisë

Gjermania

Një Apel për bamirësi nga Shtutgarti i Gjermanisë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:42
Behije Hamiti

Nuk thuhet kot se bamirësia është njëra prej rrugëve të gjera të lumturisë, që u ofrohet njerëzve në nevojë: skamnorëve, të pastrehëve, jetimëve dhe kategorive të tjera të rasteve sociale. Kjo ndjenjë e solidarësisë dhe humanitetit nuk ka munguar kurrë, qoftë nga institucionet e shoqata nga vendi, por e dhe diaspora e cila gjithmonë ka qenë një dorë e zgjatur e bamirësisë.

Në mesin e shoqatave të shumta që veprojnë në diasporë shquhet edhe Shoqata Humanitare Bamirëse “Ndihma SOCIALE në Trojet Arbnore ”, me seli në Shtutgart të Gjermanisë.

Grupi i humanitarëve të prirë nga zonja e nderuar dhe shumë e çmuar në fushën e bamirësisë Behije Hamiti, me origjinë nga Kosova dhe e punësuar përkohësisht në Shtutgart, përveç misionit të saj si pedagoge dhe shkrimtare, ajo shquhet edhe për nismën e qëlluar për formimin e një shoqate humanitare për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden ata me moton: “Ndihma sociale në trojet Arbnore”.

Ky Grup humanitar i drejtuar nga zonja Behije Hamiti, bënë Apel te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që t’i bashkohen kësaj nisme, këtij qëllimi, këtij rrugëtimi, kësaj ideje me moton: “Duke ndihmuar të tjerët e ndihmojmë veten tonë!” Kosova dhe viset e tjera etnike të trojeve Arbnore, i gëzohen dhe e mirëpresin zërin e Apelit nga Shtutgarti, për të vepruar të bashkuar në grumbullimin e ndihmave humanitare e solidare për njerëzit në nevojë, meqë shoqëria jonë gjithmonë ka përshëndetur dhe mirëpritur aksionet për t’u dalë në ndihmë atyre që janë në gjendje të vështirë materiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...