Çmimi “Ora e Presidentit 2019” në dorë të Kolë Berishës

Gjermania

Çmimi “Ora e Presidentit 2019” në dorë të Kolë Berishës

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:20
Çmimi “Ora e Presidentit 2019” në dorë të z.Kolë Berisha

Sot një Delegacion i Nëndeges së LDK/së për NRW nga Gjermania i dorëzuan qmimin Ora e Presidentit z. Kolë Berishes,ish Kryetari i Parlamentit të Kosoves , dhe ish Nënkryetar i Lidhjes Dmokratike të Kosoves. Delegacioni në përbërje ;Jakup Gërguri-Krytar i Nëndeges,Arben Gashi -Sekretar, si dhe Afrim Salihu, Afrim Nuha dhe Xhevat Berisha, veprimtar të LDK-së.

Kryetari i Nëndeges z. Gërguri,që në fillim falenderoj z. Kolë Berisha për pritjen që e organizoj në shtëpin e tijë për këtë rast.i tregoj pastaj për aktivitetin e Nëndeges që nga themelimi deri tash.Në kuader të këtyre aktiviteteve është edhe kjo e sotme. Çmimin Ora e Presidentit deri tash ua kemi dedikue personave me eminent të shtetit tonë si Akademik Idriz Ajetit,Profesor Aganit,Akademik Mark Krasniqit,pastaj veprimtarve të devotshëm si,z.Xhemajl Mustafa,z. Enver Maloku,z.Anton Kolaj,z.Fetah Rudit,.Kolonel Ahmet Krasniqi,z. Sabit Rrustemi.

Këtë vit kemi vendos që kjo mirënjohje të ju dedikohet juve z.Kolë Berisha,me të cilën po përpiqemi që të ju nderojmë,dhe Falenderojmë për gjithë punen që keni bërë për vendin tone.

z. Gërguri i rrëfeu z. Kole Berishes edhe për formen e dhënjes së Mirënjohjes,duke e falenderue organizatorin që për qdo vit na e bënë të mundur ,e kjo është selia e LDK-së në Prishtinë me z. Selver Doden .këtë herë me neve është edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z.Avdullah Hoti ,të cilin gjithashtu e falenderoj për ndarjen e kohes për neve.

z.Avdullah Hoti ,duke falenderue z.Berisha për gjithe punen e bërë ,në mes tjerash theksoj se është i knaqur që është pjesë e këtijë takimi,dhe theksoj se është shumë mirë që nderohen e respektohen ne këtë formë figurat eminente të vendit.z. Hoti falenderoj edhe Nëndegen e LDK-së për NRW për aangazhimin e tyre me aktivitete si kjo e sotme.

Pastaj z. Gerguri dhe z. Hoti i dorëzuan Oren ,dhe një Mirenjohje z. Kole Berishes,i cili i pranoj me mjaftë emocione.z. Kolë Berisha falenderoj përfaqsuesit e Nëndeges ,dhe gjithë Mërgaten për angazhimin e tyre,dhe theksoj se është shumë i knaqur që merr këtë Mirënjohje me vlerë të veqantë,e cila i dedikohet dites që  e la amanet President Rugova.Ai apeloi që Shqiptaret në Mergatë të jenë sa më të bashkuar.

Vlene theksue se ky Delegacion ,nga Nendega e LDK-se  per NRW-Gjermani vizitoj edhe Seline e LDK-se ne Prishtine ,ku u prite nga z.Avddullah Hoti ,dhe zedhensi i LDK-se z. Besian Mustafa.

Me pastaj me shoqerimin e z. Hoti dhe z. Selver Dodes shkuan edhe te varreza ku pushon Presidenti Historik Ibrahim Rugova e nderuan dhe vendosen lule ne shenjë  përkujtimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat