Fondacioni BESA: Ftojmë mërgimtarët që me 6 Tetor të shfrytëzojë të drejtën e votës së lirë dhe demokratike

Gjermania

Fondacioni BESA: Ftojmë mërgimtarët që me 6 Tetor të shfrytëzojë të drejtën e votës së lirë dhe demokratike

Nga: Mislim Berisha Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Fondi i bizneseve shqiptare në Bavari “ Fondacioni BESA”, i fton të gjithë mërgimtarët kudo që jetojnë që në mënyrë masive të marrin pjesë në votime. Kryesia e këtij Fondacioni ndër tjera i fton qytetarët nga Kosova që për të drejtë e tyre për votim t}i shfrytëzoj të gjitha mundësit dhe të drejtën ligjore për votim. Me anën e votës, ne përckatojmë vijën politike në Kosovë ashtu si ne e shofim të udhës. Deri më tani kjo e drejtë na është mohuar apo vështirësuar në forma të ndryshme, prandaj duhet të gjejme rrugët tona për votim. Mirëpo BESA nuk ka qëndruar duarkryq, kundër kësaj dukurie, ajo i ka dërguar letër të hapur kryetares së KQZ-së, znj. Valdeta Daka. Në këtë letër i kërkohet asaj të mos lejoj që të përsëriten gabimet e deritashme të këtij Komisioni, të trashëguara nga UNMIK ku diaspora është penguar që të marrë pjesë në zgjedhje. Në se paraqiten apo vërehen raste parregullsie me qëllim të pamundësimit të diasporës për të dhënë votën aty ku ata dëshirojnë vetë dhe të lirë, si dhe në rast të përsëritjes së pengesave nga ndaj votuesve të diasporës, Fondacioni BESA do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore, ato kombëtare dhe ato ndërkombëtare për ta denoncuar këtë dukuri.

Ju njoftojmë që edhe pse koha e shkurtër, me 10 Shtator ora 24.00 është data dhe koha kur skadon afati i dorëzimit të dokumentacionit, duhet të shfrytëzojmë rastin për të bërë regjistrimin për të drejtën e votimit.

E-Mail dhe faxi kujdestar: [email protected], Fax: 00383-38-213200

Lidhur me këtë Fondacioni BESA i ka dërguar edhe një letër të hapur znj. Daka.

Duam te votojme- Leter e hapur Znj. Daka

E nderuar znj. Daka,

të nderuar zonja dhe zotërinj,

prej se Kosova ka shpallur mëvetësinë e saj, pengimi i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhje nacionale ka vazhduar traditën e UNMIK-ut.

Në vitin 2017 diaspora është furnizuar me material zgjedhor, tek atehere pasi që ka përfunduar gjithçka, serveri (E-maili) i Komisionit Qendror Zgjedhor nuk ka funksionuar. Prandaj apelojmë tek ju si drejtuese e këtij mekanizmi demokratik, të na mundësoni pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pjesëmarrja në zgjedhje është e drejtë kushtetuese e shtetaseve kosovare, pa marrë parasysh ku jetojnë ata. Ju jeni si institucion jeni përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe ju përkujtojmë se e keni detyrim kushtetues të na mundësoni të votojmë.

Me lejoni të ju vë në dijeni, se kësaj radhe nuk mund të ju kursejmë. Në qoftë se nuk na mundësoni pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale ne, Fondacioni “Besa”, do të ndërmarrim hapa kundër jush, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe të gjithë mekanizmat e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ju njoftojmë se kemi vendosur që me disa gazetarë ndërkombëtarë ne do të jemi edhe vëzhgues të këtyre zgjedhjeve.

Ju e dini që diaspora është financuesi më i sigurt dhe i rregullt i shtetit te Kosovës, prandaj pse të na e privoni nga e drejta e jonë për të votuar.

Ju urojmë mbarëvajtje demokratike e të lira të zgjedhjeve të Tetorit!

Kjo letër u shkon edhe Konsullatës së përgjithshme në Mynih sie dhe Ambasadës në Berlin.

Kryesia e BESA e.V

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat