LDK, dega në Gjermani, ka shtim të numrit të anëtarëve

Gjermania

LDK, dega në Gjermani, ka shtim të numrit të anëtarëve

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 tetor 2019 Në ora: 10:36
Maxhun Smajli

Në përgjithësi, ringjallja e LDK-s është shprehje e aftësisë dhe guximit qytetar të anëtarëve të saj, në njërën anë dhe lodhja nga të pamëshirshmit e kohës, kriminelët, në anën tjetër. Populli, si kurrë më parë, dëshmuan vendosmerinë e tyre karshi pushtetarëve famëkeq të Kosovës, duke i dhënë besimin në zgjedhjet e fundit, me 06 tetor 2019. Drejtuesit e kësaj partie jenë të vetëdijshëm se do të përballën edhe me pengesa që do të shfaqën edhe nga vetë anëtarët e LDK-s, të cilët joshja për pushtet e karrierë i ka verbuar. Të tilla pengesa mund të shfaqen edhe jashtë atdheut-në diasporë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega për Gjermani, e ka pasur fatin e mirë që për kryetar ka Osman Ferizin, një njeri që u dëshmua për aftësi në fushën atdhetare e politike të kohës së re; 1990 e gjerë më sot. Ky atdhetar, ka disponim stabil, të kthjelltë dhe të sigurtë me pikëpamje të drejta për artin e politikës demokratike.

Megjithatë, Osman Ferizi, është i vetëdishëm se, jeta politike mund të konsiderohet si një sferë tensioni moral, madje edhe tragjedi morale. Sidomos, kur shfaqen mashtruesit e mendjëve të të tjerëve. Mirëpo, mashtruesit, e kanë të vështirë t'i bindin anëtarët e LDK-s me të pavërtetat e tyre, sidomos, kur flitet për ata që e kanë ndjesinë e përsonalitetit siq është, Osman Ferizi. Ky atdhetar nuk lejon që paragjykimet ose kokëfortësitë e mashtruesve ta pengojnë, madje edhe ta prapësojnë në vendimet e tija, drejtë të madhërishmës, drejtë suksesit të LDK-s.

Fitorja e madhe e LDK-s, me 06 tetor 2019, me Vjosa Osmanin, kandidate për Kryeministër, ka ringjallë shpresat dhe ka motivu edhe bashkatdhetarët në Gjermani; Ku kohëve të fundit po ka interesim të madh për t'iu bashkangjitur kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat