Vdes babai i të vrarë në sulmin terrorist në Gjermani, Beqë Cufaj ngushëllon familjen - Bota Sot
Vdes babai i të vrarë në sulmin terrorist në Gjermani, Beqë Cufaj ngushëllon familjen

Gjermania

Vdes babai i të vrarë në sulmin terrorist në Gjermani, Beqë Cufaj ngushëllon familjen

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:19
Naim Zabërgja

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Naim Zabërgjës, babait të Dijamant Zabërgjës, i cili u vra në korrikun e vitit 2016 në një sulm terrorist në shtetin gjerman.

Përmes një telegram ngushëllimi, Cufaj, ka thënë se nga dhembja dhe tragjedia, humbja e Diamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmëve dhe miqve të familjes Zabërgja.

Në sulmin e terroristit David Sonboly me datën 22 Korrik 2016 pranë Stadiumit Olympia në Munih të Bavarisë, iu vra djali i vetëm, Dijamant Zabërgja.

Sot, 3 vite mëpas, ndërroi jetë babai i tij, Naim Zabërgja!

Humbja e Dijamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë. Nga Dhembja. Nga Tragjedia!

U bashkofshi në Qiell, Diamant dhe Naim Zabërgja!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e mbetur, të afërmit dhe miqtë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat