SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden shembull i mirë në Bavari - Bota Sot
SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden shembull i mirë në Bavari

Gjermania

SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden shembull i mirë në Bavari

Nga: Maxhun Smajli Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 18:58
SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”

Shoqata Kulturore Shqiptare “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, mbushi dy vite të veprimtarisë së saj. Gjatë kësaj periudhe, kjo shoqatë, përveqëse ka krijuar harmoni dhe unitet mes bashkëmergimtarëve shqiptar që jetojnë në këtë qytet me rrethinë, ka dhënë kontribut edhe në aspektin kulturor e humanitar; në shënimin e përvjetorëve të Pavarësisë së shteteve tona amë; Shqipërisë dhe Kosovës, duke marrë pjesë në manifestime dhe Turnire humanitare në futboll të vogël, gjithandej nëpër Bavari, si dhe duke  ndihmuar materialisht të sëmurit në Kosovë. Për kontributin e madh të kësaj shoqate është shkruar në shtypin shqiptarë “Bota sot” dhe atë lokal gjerman.

Me 12 tetor 2019, kjo shoqatë mbajti Kuvendin e II-të zgjedhor, ku ishte një numër i madh pjesëmarrësish. Anëtarësia e gjerë e kësaj shoqate, të pranishëm në Kuvend, shprehën vendosmërinë e tyre unanime që shoqata ,“Shqiponjat e Bayernit”, të drejtohet nga Dr. Ibrahim Latifi, kryetar, Milaim Spahiu, nënkryetar, Bahri Shyti, sekretar dhe Kemajl Hoxha, arkatar.

Ndërsa, me 02 nëntor 2019, SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, bëri përurimin e selisë dhe Odës, të cilën e kishin rregulluar aq bukur vetë anëtarët e shoqatës. Në këtë ceremoni përuruese kanë marrë pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh të ardhur nga qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe nga Austria; përfaqësuesit e SHKSH “Shqiponjat e Treisenit” nga Austria, SHKSH “Ilirida” nga Landau an der Isar, Shoqëria Kulturo-Artistike “Iliria” nga Munihu, Grupi Artistik i Valleve “Drenica” nga Alteöttingu, BPSH “Akademik Mark Krasniqi”nga Pilstingu, si dhe emra të njohur të jetës politeke e shoqërore, si; Ing.Deli Balidemaj, Naser Krasniqi, Sadik Berisha, Sami Peci e shumë të tjerë.

Dr. Ibrahim Latifi, pasi përshëndeti mysafirët, mes tjerash, tha: “Edhe pse jemi shoqatë e re, vetëm dy vjet jetë, krenohemi me të arriturat e shoqatës, si në aspektin kulturor, e poashtu edhe në aspektin humanitar. E kishim të vështirë organizimin e jetës kulturore e humane, ngase na mungonte selia. Ne, tani kemi hapsirat e shoqatës dhe adresën ku mund të drejtohen gjithë ata bashkatdhetarë që janë të interesuar për të vepruar sipas statusit dhe rregullorës së shoqatës. Më këtë rast, falinderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në renovimin e lokalit duke akorduar modërnen me arkaikën, duke sjellur, në hapsirat e selisë së shoqatës tonë, ndjenjat dhe traditat e odave shqiptare edhe këtu ku jetojmë. Për të kujtuar se Oda shqiptare ka qenë universitet i të kaluarës së popullit shqiptarë. Prandaj, na keni sjellur nostalgji pozitive tek ne mergimtarët”. Raportin e punës së shoqatës e bëri Kemajl Hoxha, arkatar. 

Të pranishmit i argëtuan; Grupi Folkloristik “Shqiponjat e Bayernit” dhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Iliria” dhe Grupi Artistik i Vallëve “Drenica”. Ky manifestim përurues është përcjellur nga mjetët informative, “Bota sot” dhe “Zëri i Arbërit”. Në fund, për të pranishmit u shtrua një darkë solemne.

Aktiviteti i SHKSH “Shqiponjat e Bayernit, vazhdoj edhe me 16 nëntor 2019. Me një pjesmarrje të madhe të bashkatdhetarëve u shënua, në mënyrë festive, Dita e Flamurit. Pas intonimit të Himnit të Flamurit, këtë shenim festiv e shpalli të hapur, Kemajl Hoxha. Ai, pasi i përshendeti të pranishmit, bëri një përshkrim të shkurtër për rëndësinë e kësaj dite të madhe të kombit shqiptarë; që nga pushtimi shekullor turk e deri tek lufta e fundit e Kosovës me Serbinë.

Programin festiv e pasuruan edhe fëmijët e Grupit Aristik të Vallëve “Drenica”, nën përkujdesjën e Imer Kurtit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat