Manifestim kulturor në nderim të veprës së Shën Nënës Terezë - Bota Sot
Manifestim kulturor në nderim të veprës së Shën Nënës Terezë

Gjermania

Manifestim kulturor në nderim të veprës së Shën Nënës Terezë

Nga: Mislim Berisha Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:42
Manifestim kulturor

Komuniteti Shqiptar në Augsburg në organizim të përbashkët me Fondacionin BESA e me shoqata dhe asociacione tjera shqiptare e gjermane nën drejtimin e z. Mislim Berisha, pedagog dhe aktivist i dalluar në Bavari, organizoi me daten 16.11.2019 një Ditë të larmishme kulturorë në Nderim të Shën Nënës Tereze.

Kjo Ditë u organizua në kuadër të aktiviteteve Kulturore që çdo vit mabahen me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare si dhe në shenjë respekti për punën që është bërë nga ana e Komunitetit Shqiptar i Augsburgut për ngritjen e Bustit të Shën Nënë Terezes. Që nga vendosja e Shtatores së parë të Shën Terezes në Bashkimin Europian, e cila në vitin 2011 u realizua nga bashkatdhetarët shqipëtar të Augsburgut me rrethinë, duke marrë ndihmë të konsiderueshme financiare nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare nga Bavaria-Fondacioni BESA me crast vitet e kaluara janë mbajtur disa takime kulturore. Mirëpo këtë vit, me kërkesën e disa Shoqatave Shqiptare nga Augsburgu e rrethina, kjo Ditë Kulturore u zgjerua në programe të larmishme duke e përfshire tër ditën me aktivitete të ndryshme.

Në fillim u mbajt një meshë në gjuhën shqipe në Kishën Sank Taddius në Augsburg të cilën e celebroi drejtuesi i Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani, z. Don Albert Krista. Në këtë ceremoni morën pjesë bashkatdhetarë të konfeksioneve katolike dhe myslimane. Pas celebrimit, Don Alberti i kushtoi një fjalim të gjatë jetës e sidomos veprës së Shën Terezes. Për ta nderuar dhe kujtuar Nënën e Madhe të globit, bijen e Popullit tonë, Shën Nënën Tereze duhet që edhe ne të bejmë vepra të ngjashme humanitare, tha ndër të tjera Don Albert Krista.

Në këtë ceremoni celebrimi për nder të Shën Terezes, për të përshëndetur bashkatdhetarët pjesmarrës e mori fjalën edhe Hoxhë Zekirija Idrizi, i cili kishte ardhur enkas nga Berlini për këtë rast. I nderuari Hoxhë, Zekirija Idrizi i dha shumë vlerë pjesmarrjes së bashkathdetarëve tanë të të dy konfeksioneve në këtë ceremoni nderimi. Pastaj ndër tjera tha që ne jemi mysliman, jemi katolik, jemi ortodoks ndërsa lutjet i bëjmë gjithmonë në gjuhën tonë Shqipe. Prandaj qështjet fetare janë qështje shpirti dhe ne jemi vëllezër si dhe kështu do të mbetemi. Duhet të kemi kujdes nga forca destruktive të infiltruar brenda përbrenda konfesioneve tona, tha në fund të fjalimit të tij Hoxhe, Zekirija Idrizi i cili në shenjë mirënjohjeje e pranimi të kesaj këshille, u duartrokit nga të pranishmit.

Pas meshës iu bë vizitë Bustit, të parit të tillë ne Bavari, pra të Shën Nënës Terezë i cili gjindet në hapësirat e kompleksit të Klinikës Univerzitare në Augsburg të Gjermanisë. Në fillim u kënduan lutje të përbashkëta nën frymën vëllazërore drejtuar nga Don Albert Krista dhe sipas traditës, në pjesëmarrjen e mbi 60 bashkatdhetarëve dhe miqëve gjermanë bëri edhe Bekimin e Bustit dhe i ftoi bashkatdhetarët që ta vizitojnë sa më shpesh që është e mundur bustin e të Shenjtës Nënë Terezës, bijës së popullit Shqipëtar dhe nënës së botës.

Me këtë rast foli edhe aktivisti i njohur i Augsburgut, z. Ilir Seferi i cili njëherësh është ndermjetësuesi kryesor mes Komunitetit Shqiptar dhe organeve kopetente të Augsburgut prej idesë e deri te ndërtimi i bustit. Ai tregoi se si erdhi deri te ideja e vënjes së bustit, për kontaktet me komunitetin shqiptar si dhe forma e financimit me çrast në mënyrë të veqantë falënderoi Fondacionin BESA për ndihmën e dhëne duke mos harruar të falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që dhanë kontributin e tyre për të finalizuar këtë projekt me shumë vlerë.

Pjesa qëndrore e takimit u mbajt në Qendër të Augsburgut, në lakalitetet e njohura të kësaj Bashkie, në Zeughaus. Në Zeughaus, para një numri të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të interesuar gjarmanë, pjesmarrësit i përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosoës, z. Afrim Nura.  Në emër të Shoqatave Shqiptare fjalim rasti mbajti z. Anton Krasniqi ndërsa në emër të Ministrisë së Diasporës të pranishmit i përshëndeti z. Shani Hamitaga. Pastaj kumtesat e tyre për të Madhen Shën Nënë Tereza mbajtën klerikët shqipëtarë, Don Albert Krista, Udhëheqës i Misionit Katolik Shqipëtar në Gjermani dhe Hoxhe Zekirija Idrizi, autor i disa veprave fetare e laike, njëherit edhe vendas i Shën Nënë Terezës në Shkup si dhe një punim shkencorë për prejardhjen Amnore të Shën Terezës e paraqiti poeti i mirënjohur, z. Fran Tanushi.

Në vazhdim të programit u shfaq filmi dokumentar mbi Jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës, me autor gazetaren dhe aktivisten e mirënjohur Vjollca Hajdari nga Berlini. Pas shfaqjes së filmit dokumentar pati edhe pyetje e përgjegje sikurse rreth filmit ashtu dhe rreth jetës së Shën Terezes.

Programi vazhdoj me disa pika artistike pergatitur dhe shfaqur nga të rinjtë e grupit të valleve nga Shoqata Alba e Augsburgut. Për punën Degës për Kulturë pranë Shoqatës Alba folën z. Sami Kuqi dhe znj. Valdete Salihi. Në mbarim të Ditës Kulturore u ftuan mysafirët të marin pjesë në një koktej rasti të mbështetur nga Fondacioni BESA.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat