Shqiptarët e Shtutgardit të mobilizuar për fatkeqësinë e tërmeteve në Shqipëri

Gjermania

Shqiptarët e Shtutgardit të mobilizuar për fatkeqësinë e tërmeteve në Shqipëri

Asllan Dibrani - Shtutgart Nga Asllan Dibrani - Shtutgart Më 27 nëntor 2019 Në ora: 18:15
Shqiptarët e Shtutgardit të mobilizuar për fatkeqësinë e tërmeteve në Shqipëri

Pas tërmetit n Shqipëri qe shkaktoj 27 viktima, mbi 650 të lënduar, 47 të shpëtuar dhe disa të humbur nën rrënoja! Është ky bilanci tragjik i tërmetit të së martës  nga e cila u trondit opinionin ndërkombëtar.

Goditja e këtij  tërmeti  të  fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, vendit i solli agoni, lot e trishtim, me shpresë dhe lutje për të mos rritur bilancin e jetëve të humbura dhe për të pasur sa më shumë të shpëtuar nga personat që po lëngojnë nën rrënoja.

Shqipëria u vërshuam nga Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike. Atje po vijojnë  ekipe te specializuara të cilat janë përqendruar në tre zona e prekura.

Kjo e keqe preku edhe zemrat e miliona emigranteve shqiptarë qe e përjetuan ketë fatkeqësi me trishtim, dhimbje e panik.

 Rasti konkret  është edhe me shqiptaret e  Gjermanisë ,pikërisht qe banojnë ne Shtutegart  me organizimi spontan nga një anëtare  e  grave Shqiptare  ne BD Behrije  Osmani.

Me qe merrem me transportin  e mallrave për Kosovë  e Shqipëri,ajo me thirri nga Aeroporti i Shtutgardit  dhe me shprehi  gatishmërinë  e tyre me një iniciative të ndihmojmë Shqipërinë ne këto momente dramatike. Asaj ju bene një numër i madh ndihmash për pak orë qe sipas një reklame te Deva Toursit qe do te dërgojmë ndihma humanitare nga gjermania, Srtacioni i Autobusëve u vërshuam nga një numër i madh qytetaresh për ta dhënë kontributin  e vet me ndihma.

Ndihmat e  një sasie të vogël e mori Deva Tours ,por mbeti një  sasi  e madhe  e  grumbullimit te ndihmave në stacion, por fale bashkëpunimit të  shqiptareve zonja Behrije Osmani  u lidh me Besim Mehmetin një afarist nga Shtutgardi ne bashkëpunim, organizativ me Asllan Dibranin  i strehuan ato gjera  përkohësisht ne një depo të Mefail Syla ne rrugën Plienenger str 24  Esctetingen afër Aeroportit te Shtutgardit, numri i telefonit 017646112121 me çka zoti Asllan Dibrani bisedoj me përfaqësueses të Lëvizjesh Vetëvendosje zotin Nijazi Pllanen, me kryetarin e Shoqatës Pavarësia nga Shtutgardi zotin Baki Mustafen dhe me Vitor Spaqin përfaqësues i misionit katolik shqiptar në Shtutgard për organizimin e këtyre ndihmave për Shqipëri sa me pare. Për fund ftojmë te gjithë shqiptaret kudo qe janë të bëhen  pjesëmarrës të zvogëlimit të kësaj fatkeqësisë natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat