Për vëllezërit s`kursehen kursimet

Gjermania

Për vëllezërit s`kursehen kursimet

Nga: Sylejman Salihu Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 09:59
Pas termetit

Klubi shqiptar "Kosova '81" në Bielefeld të Gjermanisë, menjëherë pas tërmetit që goditi Shqipërinë, u solidarizuan me vëllezërit e tyre që në orët e para pas fatkeqësisë. Kështu, të prekur thellë nga fatkeqësia e tyre, ata shpallën aksionin humanitar për ndihma në valutë €uro, "Kush sa mundet!".

Në mbledhjen që patën të shtunën, me 14.12. 2019, ata vlerësuan dhe konstatuan se në këtë aksion vullnetar bashkë me kontributin edhe të vetë fondit të klubit dhe shqiptarëve të Bielefeldit me rrethinë, janë grumbulluar 4100 € , të cilat do t' i derdhin në konton e humanistit dhe bëmirësit të madh të Shqipërisë Elvis Naçi, i cili me humanitetin e tij ka fituar besimin e madh të shqiptarëve dhe të diasporës mbarë, ndaj edhe ata ia besuan këto mjete fondacionit të tij.

Në këtë aksion kontribuan kryesisht njerëz puntorë, që me punën dhe djersën e tyre mbajnë familjet e tyre, por dëshmuan se kanë zemër të madhe edhe për të tjerët kur ata goditen nga fatkeqësi natyrore siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, që qe fatal për 52 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë të mbetur pa kulm mbi krye.

Klubi "Kosova '81" me anëtarësinë e vet dhe jo vetëm, ka qenë në vazhdimësi aktive dhe dorëdhënëse edhe në aksione tjera humanitare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat