Telegram ngushëllimi i Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari - Bota Sot
Telegram ngushëllimi i Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari

Gjermania

Telegram ngushëllimi i Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:25
Sami Thaqi

 

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së në Bavari, Nëndegët e LDK-së në Munih e Starnberg të Gjermanisë , në emër te kryesive dhe anëtarësisë së gjerë, i shprehim ngushëllime  të sinqerta familjës Thaqi për renjën e familjarit të tyre policit, Sami Thaqi në krye të detyrës.
Samiu me veprën e tijë heroike, duke e dhenë edhe jetën, në luftë kundër krimit e dukurive që po e shkatrrojnë shoqërinë tonë, e tregoj përkushtimin që e kishte për ti shërbyer popullit të Kosovës për rend dhe ligj.
Duke e dhenë jeten në krye të detyrës, Sami Thaqi e vazhdon rrugën e sakrificës e heroizmit të Enver Zymberit e Izet Demajt dhe shumë policëve të tjerë që e dhanë jetën në shërbim të Atdheut.
Ngushllime familjës Thaqi, Policisë se Kosovës , Komunës së Malishevës dhe gjithë Kosovës .
Lavdi e i lehtë i qoftë dheu i Kosovës , Policit hero Sami Thaqi!

Me dhimbje e respekt të thellë;
Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së në Bavari.
Nëndegët e LDK-së në Munih e Starnberg të Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat