Në Munih u shënua 12-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Gjermania

Në Munih u shënua 12-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Nga: Maxhun Smajli Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:55
Foto

Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, në bashkëpunim me SHKSH “Sali Çekaj”, nga Pfaffenhofen, shënuan 12-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një sallë e madhe ishte mbushur përplotë me bashkatdhetarë të ardhur nga anë të ndryshme të Bavarisë. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe emra të njohur të jetës kulturore, humanitare e politike shqipare, si; Deputeti i Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Ing. Deli Balidemaj, Kryetari i LDK-s, Dega për Gjermani, Osman Ferizi, Zëdhënësi i LDK-s, Dega për Gjermani, Idriz Zeqiri, Përgjegjësja për Financa dhe Përsonal në Munih, Lendita Musliu, veprimtari, Mehmet Koka etj.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues shoqatash dhe institucionësh të ndryshme, si; Fondacioni “Besa”, nga Munihu, me kryetarin, Anton Krsaniqi, FC “Kosova”, nga Munihu, me kryetar, Arben Kelmendin, SHKSH “Skënderbeu” nga Munihu, me kryetare, Donika Zonja, “Jetimët e Ballkanit”, nga Munihu, me kryetaren, Drita Zymberi, BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, “Shqipet Kosovare”, nga Mainburgu, me mësuesën, Ibadete Sogojeva etj..

Pas Intonimeve të Himnit kombëtarë dhe atij shtetëror, me Një Minute heshtje u nderuan të gjithë të rënit për lirinë e Kosovës. Manifestimin e shpalli të hapur dhe e moderoi, studentja, Fatbardha Nikçi. Në emër të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të pranishmit i përshendeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje, Mrg.Ing. Rexhep Nikçin, kryetar. Ndërsa, në emër të Degës së LDK-s për Gjermani, foli, Idriz Zeqiri, zëdhënës.

Programin festiv e pasuruan Grupi i fëmijëve “Shqipet Kosovare”, nga Mainburgu, të cilët prezantuan një program të pasur me recitime dhe valle, që aç bukur i kishte përgaditur mësuesja, Ibadete Sogojeva. Në këtë mbrëmje festive shkelqyen edhe “Skënderbegasit” e Munihut, që drejtoheshin nga mësuesja, Donikë zonja.

Interpretimi aç bukur i këngës “Ibrahim Rugova”, nga sopranja, njëherësh, studentja, Fatbardha Nikçi, ngriti mishërat pesh tek të pranishmit, duartrokitjet e të cilëve pushtuan sallën. Mëpas, të pranishmit u argëtuan nga solisti, Gentian Gojani.

Të nderuar lexues të “Bota sot”, në këtë mbrëmje festive në shenim të 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, çdo gjë në vendin e vet ishte për mrekulli, ashtu sikur edhe “Sofra Dardane”, e Avni Berishës me vëllezër. Kjo “Sofer Dardane”, gjatë tërë kohës ishte në sherbim të mysafirëve. Me këtë rast, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe SHKSH “Sali Çekaj”, falinderojnë “Sofrën Dardane”, Avni Berishën me vëllezër!
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat