Si përherë, edhe kësaj here shkëlqeu, ing. Deli Balidemaj

Gjermania

Si përherë, edhe kësaj here shkëlqeu, ing. Deli Balidemaj

Nga: Maxhun Smajli Më: 1 mars 2020 Në ora: 15:34
Pamje nga vendi i ngjarjes - Deli Balidemaj

Të premtën që lam pas, me 28 shkurt 2020, në Munih, u bë prezantimi i Kandidatëve me prejardhje jo gjermane (emigrantë), për Këshillin e Bashkisë së qytetit të Munihut. Në mesin e tyre ishte edhe Ing. Deli Balidemaj, Deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme. Diskutimet kishin të bënin me synimet që kanë Kandidatët për qytetin e Munihut, por edhe me pritjet që kanë qytetarët nga këshilltarët e ardhshëm.

Qyteti i Munihut ka mbi 1.5 milion banor, ku rreth 45% kanë prejardhje jo gjermane (emigrantë). Pjesmarrja e tyre në institucionet e shtetit dhe qytetit është nën 10%, që nuk është e mjaftueshme dhe jo motivuese për gjeneratat e reja. Ing. Deli Balidemaj, theksoi, se: “Edhe pse viteve të fundit janë bërë përparime ndaj të huajve, në të gjitha fushat e jetës, edhe më tej ka forma të ndryshme të diskriminimit, si; në punë, studim dhe në aspekte tjera shoqërore”.

Ing. Deli Balidemaj, premtoise, nëse do të fiton votat për në Këshillin e Bashkisë së Munihut, do të jetë edhe më tej urëlidhës mes komunitetit shqiptarë dhe atij gjerman. Ai, poashjtu premtoi, se do të angazhohet për mbrojtjën e të drejtave të tyre në të gjitha fushat jetës në këtë vend, përfshi edhe ato integruese. Për Ing. Deli Balidemsajn, arsimi është temë e një rëndesie të veçantë.

Ishte një ndjenjë e veçantë kënaqësie kur shihnja gjithë ata qytetarë gjermanë që kishin ardhur të diskutonin me intelektualin dhe politikanin shqiptarë, Ing. Deli Balidemajn. Tek çdo i pranishëm në sallë ra në sy niveli i lartë profesional e intelektual i diskutimit. Duke shfaqur modestinë dhe thjeshtësinë e tij njerëzore, me një shprehje tërheqëse dhe të lakmueshme, shkëlqeu edhe kësaj here si herave tjera.Në përgjithësi, diskutoi me maturi, me një fjalorë të kjartë dhe shumë bindës për të pranishmit.

Do theksuar se zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë së qytetit të Munihut do mbahen me 15 mars 2020. Andaj, thërras ndërgjegjjën shqiptare, gjithë shqiptarët me të drejtë vote, që të votojnë për Ing. Deli Balidemajn. Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje edhe ndërgjegjjën e shqiptarëve pa të drejtë vote, që ta vënë në veprim autoritetin e tyre tek miqtë dhe shokët e tyre të komuniteteve tjera që ta votojnë kandidatin në listën 2, me numër 18, Ing. Deli Balidemajn. Luteni, poashtu që në katrorin para emrit të Ing. Deli Balidemajt, ta shkruani numrin 3. Kështu, ju do i jepni, Ing. Balidemajt, tri vota.

Dhe, për fund; - Duke u mbështetur në aftësinë dhe autoritetin e Ing. Deli Balidemajt, si dhe në angazhimin e juaj, të dashur bashkatdhetarë, në zgjedhjet e 15 marsit 2020, do dalim fitues, në rend të parë si shqiptarë. Duke shpresuar tek fitorja, urojmë Ing. Deli Balidemajn; “Dalësh faqebardhë si herave tjera!”

Krenar me ty!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat