Ja sa banorë të Kosovës dhe Maqedonisë V jetojnë në Schauffhaussen - Bota Sot
Ja sa banorë të Kosovës dhe Maqedonisë V jetojnë në Schauffhaussen

Gjermania

Ja sa banorë të Kosovës dhe Maqedonisë V jetojnë në Schauffhaussen

Nga: F.D Më: 5 mars 2020 Në ora: 22:10
Schauffhaussen

Numri i banorëve në Kantonin Schaffhausen është rritur pak, plus 351 (0.4 përqind) banorë, duke shkuar në 82.400, shkruan blueëin.ch. Për krahasim dallimi mes viteve 2018 dhe 2017 ishte për 640 persona.

Sa u takon të huajve në Schaffhausen, ata përbëjnë rreth 26.1 përqind. Më së shumti të huaj janë nga Gjermania (29.5 përqind), ndjekur nga italianët (11.6 përqind) dhe në vend të tretë dhe të katërt rënditen Maqedonia e Veriut dhe Kosova me 7.5 (rreth 1600 banorë) përqind dhe 6.9 përqind gjegjësit (rreth 1500 banorë). Kjo tregon se thuajse në çdo kanton të Zvicrës, banorët shqiptarë janë të huajt e parë ose të dytë për nga numri./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat