Krimbat që po damtojnë trarët e tempullit të LDK-së, në Gjermani - Bota Sot
Krimbat që po damtojnë trarët e tempullit të LDK-së, në Gjermani

Gjermania

Krimbat që po damtojnë trarët e tempullit të LDK-së, në Gjermani

Maxhun Smajli Nga Maxhun Smajli Më 14 mars 2020 Në ora: 12:43
LDK

Që nga konstituimi i Kryesisë së LDK-s, Dega për Gjermani, zhurmshëm, krimbat po damtojnë trarët e këtij Tempulli. Kjo e ligë, vërehet më së miri tek reagimi i datës 08 mars 2020, me titull: “Reagon Kryesia e Degës së LDK-s, për Gjermani”, e autorit, Agim Aliçkaj.

Përpiluesit e reagimit, të cilët me vetëdëshirë u bënë bishta pele për trembur mizat kuajve. godasin randë dinjitetin e shumicës së anëtarëve të devotshëm të Kryesisë. Duke u futur thellë në marrëzi, thirren në emër të Kryesisë së Degës së LDK-s, për Gjermani, shkrimin për Kuvendin e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, e quajnë të një anëshëm, arsyetojnë sjelljet jo njerëzore të Nënkryetarit të Degës, Blerim Smajl Hajdarit, shkelin mbi autoritetin e Kryetarit të Degës, Osman Ferizit dhe Nënkryetarit, Tahir Buçolli, shkelin të drejtat e gjinisë femrore, anëtare të LDK-s dhe paguese të rregullta të anëtarësisë, si dhe duke kontribua në largimin e gjinisë femrore nga radhet e LDK-s etj..

Sqarim; - Shkrimi i realizuar për mbajtën e Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, është realizuar brenda kornizave të një raporti gazetaresk, me disa përjashtime, me qellim mbrojtjeje të autoritetit të Nënkryetarit të Degës së LDK-s, për Gjermani, Blerim Smajl Hajdarit.

Qellimisht i kamë lënë anash, nuk i kam përfshi, ofendimet e të pranishmëve në adresë të vëzhguesit të Kuvendit, Blerim Smajl Hajdarit. Me qellim të mirë sqarues, po përmend dy fakte;

E para - Kur u nisën për t'u larguar nga Kuvendi pesë femrat, Blerimi i ndier keq, tha: “Ju kërkoj fale, nuk e kam ditë se ka pasë femra, këtu! Në tavolinën prapa meje, qellimisht nuk dua t'ia them emrin, iu drejtua Blerimit: “More pis, kështu nuk duhet me fol edhe nëse nuk ka femra, se je djali i Smajl Hajdarit”.

E dyta – Kur u nisën për t'u larguar pesë femra dhe dy mëshkuj, në një tavolin tutje, u ngritën për t'u larguar edhe tre të pranishëm të tjerë, të cilët duke u ngritur, thanë: “Të shkojmë edhe na, se u prish Kuvendi”. Por, u ndaluan nga përsoni i katërt, i cili, u tha: “Kuvendi nuk guxon m'u prish, ndryshe, Blerimi do ta hanë një rreh që nuk ka me harru”. Këto dhe të tjera, nuk i kam përfshi qellimisht në shkrimin tim.

Thirrje për përpiluesit e reagimit!

Të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor, kanë qenë edhe Kryetari dhe Nënkryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani; Osman Ferizi dhe Tahir Buçolli, të cilët deklarojnë se shkrimi ishte i drejtë dhe pa vërejtje. Të kitij mendimi ishin dhe janë edhe 78 pjesmarrësit në Kuvendin zgjedhor të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme. Pra, ju, nuk e keni të drejtën morale e as ligjore të merreni me demantimin e shkrimit, ngase nuk keni qenë pjesmarrës dhe nuk dini asgjë për rrjedhën e Kuvendit.

Unë e kam ruajtur Blerimin dhe për këtë kam pritur respekt, e jo veprime poshtruese të këtij niveli. Blerimi, ka thyer rregullat e Kryesisë së Degës së LDK-s, derisa Kryetari, Ferizi, thirrej në statutin e LDK-s. Nuk ka tregua as më të voglin respekt për Kryetarin e Nënkryetarin. Nëse, Blerimi, ka vërejtur parregullsi, është dashur t'i ftoj në konsulltim; Ferizin dhe Buçollin, e pastaj të dilnin me një mendim përfundimtar. Përkundrazi, ka dhënë një përshtypje të keqe tek të pranishmit, anëtarë të LDK-s, ku ka deshmuar dukshëm plasaritjet dhe përqarjet në Kryesinë e Degës. Ky veprim i Blerimit do duhej denuar nga Kryesia e Degës. Andaj, ju bëj thirrje, të mos mirreni me artikullin dhe me emrin tim. Mbrapa kam pjesëmarrësit e Kuvendin zgjedhor të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, ku kam siguruar dy të tretat e nënshkrimëve të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat