Reagon përseri Kryesia e degës së LDK-së në Gjermani

Gjermania

Reagon përseri Kryesia e degës së LDK-së në Gjermani

Nga: Agim Aliçkaj - Sekretar i Degës Më: 21 mars 2020 Në ora: 01:06
LDK

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani e analizoj shkrimin e autorit Maxhun Smajli „Krimbat që po damtojnë trarët e tempullit të LDK-së, në Gjermani“ të datës 14 mars 2020 dhe si të tillë e vlerëson tejet tendencioz, akuzues, etiketues, fyes dhe manipulues. Në fillim ia bëjmë me dije gazetarit tuaj se Reagimi i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani, i datës 8 mars 2020 nuk është shkrim i „autorit“ Agim Aliçkaj por tekst i miratuar nga të gjithë antarët e Kryesisë.

Se kemi të bëjmë me një shkrim tendencioz të gazetarit tuaj vërehet që në fillim, kur ai pa kurrfarë argumenti etiketon dhe fyen anëtarët e Kryesisë. Merret përsëri me Nënkryetarin tjetër të Kryesisë, jo si Blerim Hajdaraj, por si Blerim Smajl Hajdaraj, për çka edhe ia kemi bërë me dije në reagimin tonë të mëparshëm. Poashtu tenton që Kryetarin Ferizi dhe Nënkryetarin Buqolli t`ua kundërvej pjesës tjetër të Kryesisë, duke aluduar në sikurse cek ai „plasaritjet dhe përqarjet në Kryesinë e Degës“, kinse ata e kanë përkrahur dhe janë pajtuar me shkrimin e tij.

Ata e demantojnë këtë kategorikisht dhe pohojnë se as që janë pyetur për këtë shkrim të tij dhe nuk kanë dhënë kurrfarë pëlqimi. nuk dëshiron të merret as me etiketimet që gazetari juaj bëri për antarët e Kryesisë, sepse i konsideron të një niveli tejet të ulët dhe ia le këto në nderin e tij personal. Konstatojmë se që të dyshkrimet e z. Maxhun Smajli qëllim kryesor kanë përqarjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani dhe „përmes kësaj të lige“ të „dëmtoj trarët e tempullit LDK“ në Gjermani dhe të LDK-në në përgjithësi. Ne ia bëjmë të kjartë atij se e Degës së LDK-së në Gjermani është e përkushtuar që me angazhimin e saj në frymën rugoviane të mobilizoj numër më të madh të mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, duke masivizuar LDK-në dhe përmes aktiviteteve të saj t`ua ofroj atyre vendlindjen, të punoj me ta për Kosovën dhe të kontribuoj që ata të integrohen në shtetin gjerman, por mos të asimilohen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat