Gjermania bën thirrje që Lojërat Olimpike Verore të shtyhen

Gjermania

Gjermania bën thirrje që Lojërat Olimpike Verore të shtyhen

Nga: E.B Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:55
ilustrim

Gjermania i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të shtyjë Lojërat Olimpike në 2021, tha një zëdhënës i Komitetit Olimpik Kombëtar Gjerman për CNN.

Zëdhënësi tha që presidenti i komitetit gjerman, Alfons Hörmann, mori vendimin për të bërë thirrje për një shtyrë Lojrat për shkak të situatës globale shëndetësore dhe mungesës së mundësive të trajnimit për atletët.

Gjermania po ndjek gjurmët e disa kombeve në botë, të cilët tashmë kanë bërë thirrje që Lojërat të shtyhen deri në vitin 2021.

Kanada dhe Australia janë deri tani dy vendet e vetme që konfirmojnë se nuk do të dërgojnë atletë në Tokio këtë vit për shkak të rreziqeve që lidhen me virusin.

Thirrja e fundit për shtyrje vjen pasi kreu i Komitetit Olimpik të Japonisë, Yasuhiro Yamashita, tha të hënën se shtyrja e Lojrave të kësaj vere tani duhet të konsiderohet midis opsioneve, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat