Deputeti shqiptar i Kosovës në Hamburg i shkruan letër Kurtit, Thaçit dhe Osmanit

Gjermania

Deputeti shqiptar i Kosovës në Hamburg i shkruan letër Kurtit, Thaçit dhe Osmanit

Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:50
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Sami Musa, shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova i cili është anëtar i Parlamentit Federal të Bashkisë së Hamburgut i ka dërguar një letër sot Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Përmes kësaj letre, Musa ka shkruar se kjo çfarë është duke vepruar presidenti Thaci, është duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Unë jam ai që veproj sipas kushtetutes dhe e mbroj ate. Por në këte rast nuk kam mirëkuptim, nëse Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, akuzon qeverinë për shkelje të kushtetutës dhe u kërkon qytetarëve të mosrespektojnë masat paraprake që zbatohen sot në pothuajse çdo vend të Evropës dhe botës. Sipas mendimit tim, një qëndrim i tillë, si i Thaçit në këte rast, rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka kërkuar Musa nga presidenti Thaci.

Ndërsa për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Musa ka kërkuar që të mbështet qeverinë e re e jo të kërkojë rrëzimin e saj.

“Për shkak se tani është çështje e bashkëqëndrimit dhe e solidaritetit për mirëmbajtjen e shëndetit të qytetarëve në Kosovë, kërkoj nga përgjegjësit udhëheqës të LDK-së që ata ta mbështesin qeverinë e re dhe jo për ta rrezuar at. Nëse qeveria Kurti / Osmani përballon këtë krizë, do të jetë një sukses i madh edhe për LDK-në sesa ajo të veproje përsëri edhe në vazhdim me modelet e taktikës së pushtetit të vjeter”, thuhet në letrën e deputetit gjerman, Musa.

Tutje Musa në këtë letër ka shkruar se: “Andaj ju lusë të gjithëve të uleni bashkë e të përgaditeni sa më mirë për tejkalimin e situatës që ka krijuar Pandemia vdekjeprurëse, kurseni qytetarët nga lojërat e juaja personale dhe partiake. Vetëm të bashkuar ndihmoni Kosovën dhe ndihmoni edhe evropën për të cilën me vitë të tëra keni bërë fushatat e juaj për anëtarësimë në këtë familje demokratike. Kryeministri duhet vepruar sipas kushtetutës dhe situatës aktuale, Presidenca të mbajë kompetencat kushtetuese dhe së bashku me opozitën dhe organizatat joqeveritare ti dalin në ndihmë popullit dhe vendimeve të qeverisë. LDK të mbajë fjalën e dhënë me partnerin qeverisës dhe te heqë dorë imidiatisht nga mocioni për të rrëzuarë qeverinë, pa marrë parasyshë mosmarrëveshjet aktuale, ngase populli ka nevojë për ndihmën tuaj e jo për pazare politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat