Fondacioni BESA nuk ndalon aktivitetet humanitare në vendlindje

Gjermania

Fondacioni BESA nuk ndalon aktivitetet humanitare në vendlindje

Nga: Mislim Berisha Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:35
Fondacioni BESA

Fondacioni BESA me seli në Mynih si gjithmonë, që nga themelimi i saj e deri sot në forma të ndryshmë i ka qëndruar dhe zotohet t‘i qëndrojmë antarësisë dhe Vendlindjes pranë. Jemi të vetëdijshëm që Vendlindjes fizikisht nuk mundemi t‘i qëndrojmë pranë sa duhet, por atë kohë të qëndrimit fizik, e zëvendësojmë këtu në Bavari me aktivitete në të mirë të sajë..

Sëpari shprehim shqetësimin tonë për moseliminimin e deritashëm, pak të dallimeve dhe më shumë të inateve politike të cilat, krahas Covid 19, votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë e quan vendin në një krizë më të thellë. Megjithë shqetësimet tona ndaj zhvillimeve politike të Kosovës, Fondacioni BESA në mbledhjen e Kryesisë së saj me 14.03.2020 ka marrë disa vendime te cilat kanë të bëjnë me situatën e krijuar nga Virusi Corona.

Krijimi i grupit të emergjencës: Fondacioni BESA mori vendim të krijoj grupin e emergjencës i cili përbëhet prej 6 anëtarëve. Ky grup ka për detyrë të gjej format e ndihmës për Kosovën në këtë sutuatë emergjente. Grupi i emergjencës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të na ofroni njdonjë projekt ku ne mund të reflektojmë me dhe të japim kontributin tonë.

Image

Ndihma në transport (e të ngjashme): nëse Qeveria e Kosovës ka ndonjë projekt emergjent dhe e shofin mundësinë e ndihmë sonë, Ju lutemi të na informoni. Ose nëse Kosova ka bërë ndonjë marrëveshje për transportim të gjërave emergjente nga vendet e Bashkimt Europian në Kosovë, ju lutemi të na informoni. Ne do të bëjmë qmos ta kryejmë transportimin e mallrave në Kosovë duke hequr shpenzimet e transportit. Mirëpo ju ftojmë që ju të na ofroni edhe ndonjë shembuj tjerë të mundësisë së ndihmave që mund të ofrohen nga Fondacioni.

Strehim i qytetarëve nga Kosova në Bavari: nëse Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka informata që në Bavari ka qytetarë të Republikës së Kosovës dhe në këtë kohë nuk mund të kthehen ose kthimi i tyre bëhet kundrejtë shpenzimeve të mëdha, fotheni të na informoni. Shumë anëtarë të Fondacionit BESA kanë Hotele dhe Gastronmoni tjera dhe meqë tani janë në gjysëmfunksioni ose në disa vende në kapacitet të ulët funksionimi, kemi mundësi që këta qytetarë t’i strehojme në këto hotele. Menaxhimi i situatës bëhet nga Qeveria përmes strukturave të veta. Ne Ju ofrojmë mundësinë e akomodimit të tyre.

Krijimi i grupit për arësim: Kryesia e Fondacionit ka vendosur që në qdo të dytin muaj të takohet dhe të koordinojë punët. Në këtë rast vlen të ceket që Fondacioni ka inicuar grupin për arësim dhe po punohet në drejtim të implementimit të sistemit dual të shkollimit, modeli i Bavarisë. Janë bërë kontaktet e duhura me organet kompetente të Mynihut dhe me përkrahjen e tyre është arritur përpilimi i programit propozues për Ministrinë e Arësimit të Kosovës. Një program i tillë iu është dërguar organeve kompetente në Kosovë. Për këtë qëllim, me 11.03.2020 ishte Z. Ilir Seferi i ftuar nga Konrad Adenauer Stiftung që të mbajë një ligjëratë mbi sistemin dual të arësimit, pra shembulli arësimorë Bavarez.

BESA feston 10 vjetorin: këtë vit, është planifikuar fesimi i viti jubilar i 10 vjetorit të themelimit të Fondacionit BESA i cili mendohet të mbahet me 12.11.2020 në Mynih. Në këtë festë jubilare do të ftohen përfaqësues të Shteteve Amë nga Shqipëria, nga Kosova si dhe nga Ilirida, pastaj edhe përfaqësues nga politika dhe administrata shtetërore Gjermane e republikane të Bavarisë.

Informatë me rëndësi për ndërmarrësit shqipëtar në Bavari: Fondacioni BESA ka filluar që përmes e-Mailit të shpërndajë informacionet e duhura për ndërmarrësit për ndihmat që ofron shteti Gjerman në raste të dëmtimit të ndërmarrjes s’uaj për shkak të krizës së krijuar nga COVIT 19. Nëse ndonjë ndërmarje nga Bavaria nuk ka marrë ndonjë informacion të tillë, ju lutemi të na informoni, Në mundësinë e parë që ka, Fondacioni ne ju dërgonë informatat lidhur me aplikimin bashkangjitur edhe formullarët përkatës.

Image

Vullnetarizëm në kohën ë krizës nga Covit 19: Fondacioni BESA i bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të cilët për arësye shëndetësore apo moshe që të lajmërohen të Fondacioni, në asnjë mënyrë nuk mbeten pa përkujdesjen tonë të mundshme. Vullnetarët nga BESA janë të gatshëm të kryejnë obligime për të lartëshënuarit si blerje, vajtje në barnatore për të marrë barnat e nevojshme si dhe bazuar në kompetencat tona ofrojmë edhe këshilla si dhe ndihma informative lidhur me situatën që jemi. Pastaj, nëse ndonjë Shoqatë ka ndonjë projekt humanitarë por ngecë puna e saj për shkaqe financiare, e ftojmë të drejtoheni te ne me një kërkesë. Besojmë që në mundësitë e veta, Fondacioni BESA do t‘u dalë në ndihmë.

Thirrje për aksion humanitar: Fondacioni BESA i propozon pjestarëve të diasporës nga Bavaria, por mundësisht nga mbarë diaspora shqiptare, që të blejnë produktet nga markete nëpër qytetet/fshatrat prej nga vijnë, gjërat të paketohen dhe të dërgohen nëpër shtabet emergjente nëpër komuna të cilat pastaj do t‘u dërgohen personave me nevojë. Kjo ka efektin e vetë të dyfishtë, nga njëra anë gjerat nuk do të prishen nëpër magazinat e dyqaneve, anën tjetër ndihmohen novojtarët.
Disa nga anetaret tane e kanë filluar me këtë pilot projekt në Komunën e Skenderajit me qrast gjer më tani janë shpërndarë 10 Ton miell.

Ndërsa bashkatdhetarët nga Bavaria, por edhe më gjerë, për të thjeshtësuar punën kanë mundësi që mjetet t‘i derdhin në Kontonummër të Fondacionit Besa dhe pastaj Fondacioni do të organizojë blerjen paketimin dhe transportin e atyre pakove tek shtabet emergjente në Komunat e Kosovës. Në mënyrë zyrtare. Emri dhe shuma e donatorit do te shpallet pastaj, ndërsa Kto. Nr eshte:

IBAN: DE83 701 50000 100 15 34 054, BIC:SSKMDEMM

Me respekt

Kryesia e Fondacionit BESA, Bavari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat