Ambasada e Kosovës në Gjermani: Sot kemi riatdhesuar 147 shtetas të Republikës së Kosovë - Bota Sot
Ambasada e Kosovës në Gjermani: Sot kemi riatdhesuar 147 shtetas të Republikës së Kosovë

Gjermania

Ambasada e Kosovës në Gjermani: Sot kemi riatdhesuar 147 shtetas të Republikës së Kosovë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:21
Ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj, përmes një njoftim në llogarinë e Ambasadës së Kosovës në Gjermanisë në Facebook, ka bërë të ditur se nga Aeroporti i Stuttgartit kanë arritur të riatdhesojnë edhe 147 shtetas të Republikës së Kosovës dhe atë nga të gjitha landet e Gjermanisë.

Ai tutje ka bërë të ditur se ndonëse deri më tani kanë arritur të riatdhesojnë mbi 360 persona, kërkesa për kthim janë të mëdha.

Cufaj ka bërë të ditur se duke pasur parasysh situatë me pandeminë Covid-19, askush nuk do të penalziohet pse i skadon viza në Gjermani.

“Deri më 30 qershor vizat janë valide pa pasur nevojë për vazhdimin e tyre”, ka theksuar Cufaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat