Doktori shqiptar nga Gjermania: Ngritja e fundit e temperaturave e pafavorshme për Covid-19 - Bota Sot
Doktori shqiptar nga Gjermania: Ngritja e fundit e temperaturave e pafavorshme për Covid-19

Gjermania

Doktori shqiptar nga Gjermania: Ngritja e fundit e temperaturave e pafavorshme për Covid-19

Më: 7 maj 2020 Në ora: 00:11
Kujtim Pllana

Anesteziologu shqiptar, Kujtim Pllana, i cili punon në Gjermani, ka thënë se numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus atje ka rënë dukshëm.

Ai ka thënë se ngritja e temperaturave atmosferike nuk është e favorshme për zhvillimin e virusit.

“Është nxehur koha, 22 gradë dhe kjo është në favorin tonë. Nuk ka bar që e lufton virusin. Ka barna që përdoren për uljen e efekteve anësore. Vaksina është në fazën e tretë të testimit dhe pritet nga tetori-nëntori të jetë në përdorim”, është shprehur ai.

“Nuk besoj se do të ketë valë të dytë. Gjermania pothuajse në 80 përqind është në jetë normale. Ka filluar transporti, trenat…”

Sipas Pllanës virusi jeton shumë pak në sipërfaqe të nxehta,

“Me sa di ngritja e temp e mundëson avullimin më të shpejt të spërklave në të cilat jeton virusi. Sipas analizave virusi në ajër nuk mund të mbijetojë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat